• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti/ Arta Marku në Kuvend: Prokurorët të dalin në konkluzione për dosjet “339” e “184”

by Java News
20/06/2019 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku në seancën e sotme parlamentare ka prezantuar raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018.

Ajo tha se viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët për shkak të vetting-ut.

“Shumë prokurorë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me KPK-në gjatë gjithë vitit. Vettingu i domosdoshëm, por i ka bërë prokurorët të pasigurt dhe apatikë”, tha ajo.

Marku tha se janë ndjekur gjithsej rreth 48 mijë procedime penale.

“Janë mbartuar nga viti 2017 , 10919 procedime penale. Janë regjistruar 109 procedime penale nga ana e prokurorisë. Ndërsa nè 2018 janë dërguar në gjykatë 11790 çështje”, tha ajo.

Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar gjykata e shkallës së parë në Tiranë.

Përqindja më e ulët e kriminalitetit në Dibër më e larta në Vlorë. Vjedhja e pasurive përbën numrin më të madh të të procedimeve penale të regjistruara, bëri me dije Marku.

“Janë regjistruar 577 materiale kallëzuese më pak se një vit më parë, janë mbi 1 mijë procedime më shumë se më parë. Ka një ulje të lehtë të numrit të materialeve që ka trajtuar Prokuroria. Sa i përket efikasitetit të ndjekjes penale janë përfunduar 59 çështje më shumë se më 2017, ka më shumë të pandehur se në 2017, janë dënuar më shumë se vitin e kaluar.

Numrin më të madh të procedimeve e ka Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë, për kriminalitetin ajo e Durrësit. Është rekomanduar rritja e hetimeve, në veçanti kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në 2018 kemi 93 procedime penale. Janë ndaluar 73 persona të përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre. Korrupsioni pasiv zë më shumë hapësirë më 2018. Korrupsioni në drejtësi, 32 procedime penale. Krimi i organizuar, 41 procedime. 51 të pandehur për këtë vepër penale. Trafikimi i armëve dhe municionit, 11 procedime penale.

Sipas të dhënave, ka një ulje prej 37% të numrit të regjistruar për veprën penale të korrupsionit. Janë kryer hetime proaktive, në kuadër të 250 procedime penale. Vepra penale në fushën e narkotikëve, janë regjistruar mbi 1 mijë procedime, për trafikim narkotikësh janë 105 procedime. Për konfiskimin e pasurive, janë trajtuar mbi 700 raste. Treguesit për hetimet pasurore janë të tillë: 26 kërkesa për sekuestrim pasurish, vlera 3 miliardë lekë, 12 mln euro, 19 mijë paund dhe qindra hektarë tokë e mjete. 2 kërkesa për sekuestrimin e pasurisë në vila e apartamente, si dhe 13 milionë lekë.

Është rekomanduar forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, për marrjen e masave lidhur me problematikat e krimit të organizuar në Shqipëri. Është miratuar udhëzimi për ekstradimet me jashtë.
Kemi nënshkruar memorandum në Sofje për çështjet që i përkasin krimit të organizuar. Po bashkëpunojmë ngushtë me Komisionerin për të Drejtën e të Dhënave Personale.

Gjatë 2018 kemi nënshkruar 3 marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë sa i takon grupeve kriminale. Është në proces nënshkrimi një tjetër marrëveshje me Italinë, që do të koordinohet nga Eurojust. Është rekomanduar ashpërsim i masave për një sërë masash që janë mjaft të ndjeshme për shoqërinë shqiptare, krime dhunë, etj. Është rekomanduar ndjekja e një politike më të butë ndaj të miturve dhe grave”, tha ajo ndër të tjera.

Por Marku, pas prezantimit të raportit të organit të Akuzës për vitin 2018, iu është përgjigjur pyetjeve të ngritura nga disa deputetë të Kuvendit.

Mes të tjerash, kryeprokurorja është pyetur dhe për dy dosjet e bujshme “339” dhe “184”, që tregojnë vjedhjen e votave nga socialistët në Durrës dhe Dibër. Lidhur me këto dy dosje, Marku ka deklaruar në Kuvend se iu ka kërkuar prokurorëve të dosjeve të nxjerrin sa më shpejt konkluzionet dhe të dërgojnë çështjet në gjykatë.

“Dosjet 339 dhe 184 kanë hyrë në historinë ë drejtësisë dhe politikës shqiptare. Janë regjistruar më 2016 të dyja, të vetmet veprime deri në fund të 2018 ishin përgjimet, ka pas vetë transkripte. Në fund të 2017 u përcaktuan prokurorë të tjerë, për 339 dhe një oficeri policisë gjyqësore. Kjo dosje kur u morë nga prokurorët e tjerë u transkriptuan të gjitha CD, janë dërguar për gjykim shumë persona. Këto çështje duhen zgjidhur, ka ardhur momenti.

Prokurorët tani duhet të dalin në konkluzione. Ju kam kërkuar në çdo takim, që t’iu japin zgjidhje këtyre çështjeve. Për nxjerrjen e sekretit po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nisja e çështjes nuk është bërë pse dolën sekretet, por se nxjerrja e sekretit nga prokurorët përbën vepër penale dhe nuk mund të anashkalohet. Prokurorët duhet të dalin në konkluzione dhe t’i drejtohen gjykatës”, ka thënë Marku.

g.kosovari

Next Post
Përgjime/ Pëllumbi: PS-ja nuk mbron asnjë, qeveria po e lufton fort fenomenin e punësimve në admistratët,

Belinda Balluku po bëhet studimi i autostradës Tiranë-Durrës, akoma s’ka vendim që bëhet me pagesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com