• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti/ 40% e punonjësve të ndërmarrjeve shqiptare “rrinë” në mediat sociale

by Java News
13/07/2017 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ndërmarrjet që e kanë përdorur kompjuterin për qëllime pune gjatë vitit 2016, përfaqësojnë 95,6 % të ndërmarrjeve ekonomike, nga 95,0 % që ishte në 2015, sipas gjetjeve të INSTAT në raportin e fundit “Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në Ndërmarrje”.
Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube etj.) është përdorur në 38,9 % e ndërmarrjeve. Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 28,0 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, duke u rritur me 3,6 %, krahasuar me 2015.
Përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e industrisë përpunuese me 8,6 % dhe në aktivitetin e ndërtimit me 16,8 %. Kompjuterat janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 71,1 %, pasuar nga shërbimet administrative dhe mbështetëse me 64,6 % dhe punonjësit në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 61,7 %.
Përqindja e ndërmarrjeve që kanë akses në internet është 96,8 %, e totalit të ndërmarrjeve që përdorin kompjuter, duke u rritur me 0,6 %, krahasuar me vitin 2015. Përqindja e përdorimit të kompjuterit me akses në internet nga ndërmarrjet në Shqipëri është 0,2 % më e ulët krahasuar me mesataren e vendeve anëtare të Besë (97%).
Lidhja në internet ka qenë kryesisht e tipit DSL ose të tjera broadbandi, në 84,5 % të ndërmarrjeve.Shpejtësia më e madhe e shkarkimit të informacionit, në 50,7 % të ndërmarrjeve, është nga 2-10 Mbit/s, duke u ulur me 13,3 %, në krahasim me vitin 2015. Ndërsa, numri i ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 10 Mbit/s është rritur me 7,4 %, krahasuar me vitin e kaluar.Në vitin 2016, ndërmarrjet që kanë pasur faqe interneti  janë 51,6 % e totalit.
Në 66,1 % të  ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur kataloget e produkteve ose çmimet e tyre. Në 2016, vetëm 7,1 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën informacion dhe komunikacioni me 24,7 %, pasuar nga transport dhe magazinim me 19,2 % dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 12,1 %.
Në ndërmarrjet e aktivitetit ndërtim, 2,1 % kanë shitur produkte/shërbime online dhe në ndërmarrjet përpunuese  ky tregues është 4,3 %.Përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë përdorur internetin për të kontaktuar me autoritetet publike, gjatë vitit 2016, ishte 96,7 %, duke e rritur nivelin e ndërveprimit me autoritetet publike nëpërmjet përdorimit të internetit nga 95,2 %, që ishte në vitin 2015. /Monitor/

Next Post
FOTOT/ Zbulohet slogani i lëvizjes brenda PD-së i kritikëve të Bashës

Lëvizja e kritikëve të Bashës vijon turin nesër në Vlorë, ja çfarë shkruan Patozi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

September 30, 2026
Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

September 30, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com