• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti/ 16 mijë shqiptarë me pasuri nga 100 mijë deri në 1 mln dollarë

by A R
23/11/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

0.7% e të rriturve shqiptarë kanë një pasuri mbi 100 mijë dollarë, që arrin deri në 1 milionë dollarë, sipas raportit të fundit mbi pasurinë globale të Credit Swisse. Sipas raportit janë rreth 2.3 milionë të rritur në Shqipëri, çka nënkupton që në vlerë absolute janë rreth 16 mijë individë, pasuria e të cilëve arrin deri në 1 milion dollarë.

Pjesa më e madhe e të rriturve shqiptarë, 73.3% e tyre, janë relativisht të varfër dhe kanë një pasuri nën 10 mijë dollarë. 26% e tyre kanë një pasuri që luhatet nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria rezulton se ka përqindjen më të ulët të milionerëve së bashku me Serbinë, që e ka këtë peshë 0.5%. Në Maqedoni, përqindja e milionerëve është 0.8%, në Bosnjë 1%, në Bullgari 1.5%, në Kroaci 2.6%, në Mal të Zi arrin në 2%

Në raportin për pasurinë globale për vitin 2016, të publikuar dje nga Credit Swisse, totali i pasurisë së shqiptarëve është 21 miliardë dollarë. Pasuria për çdo të rritur shqiptar është rreth 9200 dollarë. Pasuria e të rriturve shqiptarë është shumë më e ulët se mesatarja botërore prej rreth 52.8 mijë dollarë dhe ndër më të ulëtat në rajon, duke lënë pas vetëm Serbinë. http://www.monitor.al/pasuria-globale-shqiptaret-nder-te-varfrit-ne-rajon/

Të dhënat tregojnë se viti kur të rriturit shqiptarë janë vlerësuar se kanë pasur pasurinë më të lartë është fundi i 2007-s, me 14,865 dollarë. Më pas, fillimi i krizës globale duket se ka varfëruar dhe shqiptarët, që panë një rënie të pasurisë së tyre, për të arritur në 9200 dollarë në fund të 2010. Tejkalimi i krizës bëri që pasuria të përmirësohej, duke u ngjitur në 10,195 dollarë në fund të vitit 2013. Më pas kemi sërish rënie, për të zbritur në 8,713 dollarë në 2015-n, niveli më i ulët ky që nga viti 2003. Ndonëse në 2016-n u raportua rritje, për të arritur në rreth 9200 dollarë, pasuria e shqiptarëve në 2015-2016 vlerësohet, sipas raportit, që të jetë më e ulëta e dekadës së fundit. http://www.monitor.al/raporti-si-eshte-zhvleresuar-pasuria-e-shqiptareve-ne-dekaden-e-fundit-dhe-jane-rritur-borxhet/

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Reagimet e grekëve: Rama flet për Çamërinë, Kotzias fle gjumë... asnjëherë një shtet "mik" s'ka ngritur kaq pretendime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In