• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raportet sekrete të CIA, planet për ‘Serbinë e Madhe’, sulmet ajrore e lufta me Shqipërinë. Përfshirja e Turqisë dhe Greqisë…!

by Java News
10/04/2024 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Serbia e Madhe: ngatërrestarja e Ballkanit”. Kështu titullohet dokumenti sekret i përpiluar nga agjentët e inteligjencës amerikane gjatë viteve ’90, në të cilin detajohen qartë synimet e regjimit të Millosheviçit për të bërë spastrim etnik në rajonin tonë, kryesisht në Kosovë dhe Bosnje, por edhe në Kroaci.

Ndër këshillat që jepte CIA, se si duhej vepruar për të ndaluar atë që konsiderohej një e keqe e madhe dhe e vazhdueshme për Ballkanin dhe Europën, thuhet: “Beogradi nuk do të ndalojë në ofrimin e mbështetjes aktive për krijimin e një Serbie të madhe, etnikisht të pastër, përmes forcës, deri sa komuniteti ndërkombëtar të fuqizojë sanksionet strikte të tregtisë, të armatosë Bosnjen dhe Kroacinë, të kryejë sulme ajrore kundër shënjestrave ushtarake serbe në Bosnje, si dhe të fuqizojë një zonë të ndalim-fluturimit në Ish Republikën Jugosllave dhe të kërcënojë me sulme ndaj zonave ushtarake në Serbi.”

CIA vlerësonte në atë kohë se “Serbia e Madhe” do të krijonte trazira dhe shkatërrim mes fqinjëve, duke nisur me spastrimin etnik në Kosovë dhe blerë armë të shkatërrimit në masë si ato kimike. Inteligjenca amerikane thekson në raportet e saj se Kosova në vitet ’90 ka një popullatë mbi 90 për qind shqiptare, ndërsa vetëm një zonë në veri kishte popullatë serbe.

CIA pasqyronte një panoramë që ngjason dhe me realitetin e tanishëm, ku edhe në vitet ’90, perëndimi përdorte metodën e karotës dhe shkopit për të qetësuar Beogradin, por që rezultati ishte bombardimi i Serbisë për të shmangur një luftë edhe më të madhe. Ndër skenarët që shqyrtohen, është dhe ai i përplasjes direkte mes Shqipërisë dhe Serbisë. “Forcat e armatosura të Shqipërisë kanë rreth 65 mijë trupa dhe planet e Ministrisë së Mbrojtjes përcaktojnë mundësinë e mobilizimit të mbi 400 mijë burrave në një krizë.”

Por vlerësohet se ushtria e Shqipërisë do ta kishte vështirë që t’i bënte ballë forcave serbe me armë të sofistikuara. Në këtë skenar parashikohej një përfshirje e Turqisë në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa Greqia nga ana tjetër do të ishte kundër. Në një tjetër dokument sekret të vitit ‘93, CIA mbështet qëndrimin e ish presidentit Bush, se në rast konflikti të shkaktuar nga veprimet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitur për të angazhuar fuqi ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe madje në Serbi./Xhevahir Qardaku

Next Post
I harroi ‘byzylykët’?! Bardhi kërkesë për mocion me debat në Kuvend për kanabisin nga 2014-ta: Masa të menjëhershme

I harroi 'byzylykët'?! Bardhi kërkesë për mocion me debat në Kuvend për kanabisin nga 2014-ta: Masa të menjëhershme

Comments 1

  1. Igor says:
    2 years ago

    E gjith bota e dine qe jemi nji popull Injorant,neve e shesim njeri tjetrin per nji pjate supe ,neve mbeshtesim ata njerez qe e shkateruan shtetin qe e ndertoj ENVER HOXHA me nji ushtri te forte ,me shkolla, me bujqesine moderne te asaj kohe te gjitha u shkateruan nga Sali Bershovici ,Kosova jeton ne rezik te mvarur nga ndihmat e huaja cka bejne keta Injorantet ne qeveri i dhurojne Ukraines auto mjete ushtarake vellaut te Vucicit ,pra injoranta keni lindur dhe jetima dote vdisni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In