• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporte me para nën dorë, pezullohen 3 infermierë

by Java News
11/04/2018 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë “Stop” transmetoi disa video me kamera të fshehtë, ku shfaqej e ashtuquajtura “shëndetësia falas”. Me para nën dorë, qytetarët u pajisën me raport mjeko-ligjor në Kamëz e Durrës. Ndërsa në Krujë, “shëndetësia falas” i siguroi një qytetareje shtatzënë vetëm analizën e grupit të gjakut. Të tjerat në mënyrë private dhe me para.

Sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lëshoi një deklaratë, ku njoftoi pezullimin nga puna për infermierët që shfaqeshin në video, A.M, M.P dhe E.M.

“Duke falenderuar median për evidentimin e rasteve të tilla, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes theksoi vendosmërinë për të luftuar çdo fenomen korruptiv, në mënyrë që çdo punonjës që kryen akte në kundërshtim me ligjin të ketë ndëshkimin e merituar”, përmbyllej njoftimi për shtyp.

Por moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj thanë se përgjegjësia penale duhet të kalojë një herë nga komisionet e poliklinikave, të cilët firmosin pa kontrolluar pacientin. Ata u shprehën se infermierët që janë pezulluar janë vetëm korrierët, ndërsa anëtarët e komisionit janë përgjegjësit kryesorë.

Çfarë transmetoi ditën e djeshme emisioni “Stop” lidhur me korrupsionin në poliklinikat e Kamzës, Durrësit dhe Krujës:

Kamza

Qytetarja – Më fal! Si kalon? Po kërkoj atë zonjën që rri aty!

Infermierja 1 – Ka ikur në shpi.

Infermierja 2 – Kanë ikur ato.

Infermierja 1 – Kanë mbaruar për sot.

Qytetarja – Sepse doja të pyesja pak për diçka. A mund të vini një sekondë, ju lutem? S’ka problem! Unë këtu jam studente, më duhet një raport mjeko-ligjor!

Infermierja 2  – Mjeko-ligjor! Se je e aftë për punë? Ti je e aftë?

Qytetarja – Po!

Infermierja 2  – Do të fillosh punë me ndonjë vend apo e do për studime?

Qytetarja – Po! Unë nuk e kam këtu vendbanimin, e kam në Dibër edhe më duhet sot për nesër dhe s’kam kohë.

Infermierja 2 – S’ka kohë tashi. Më jep kartën e identitetit, të shkoj…! Çkemi? Si je? Ja, dy minuta, erdha! Do i them një doktori mos ka se kur vjen një urgjencë, i japim… po qe se ka, unë do shkoj lart, meqë qenke prej Dibre. Jam vetë prej Dibre unë.

Qytetarja – Ja!

Infermierja 2 – Kjo bën dhjetë mijë lekë të vjetra (ul zërin).

Qytetarja – Sa?

Infermierja 2 – 10 mijë lekë të vjetra (me zë të ulët).

Qytetarja – Në rregull!

Infermierja 2 – Të shkoj lart unë njëherë!

Qytetarja – A të ngjitem edhe unë lart?

Infermierja 2– Jo, s’ka gjë, se kam kartën. Se ka shumë njerëz.

Infermierja 2 – Hajde këtu te shkallët se s’duam… I thashë duhet për nesër vërtetimi.

Qytetarja – Si e ke emrin?

Infermierja 2 – Edlira.

Qytetarja – Kur të kem ndonjë herë tjetër që të të kërkoj.

Durrës

Qytetarja – A të futem?

Infermierja – Hajde, hajde! Dëgjo erdhe ti, po pse s’erdhe atë ditë?

Qytetarja – S’munda, kam qenë sëmurë. Me grip jam.

Infermierja – Me grip, ke qenë pa qejf ëëë, mirë. Hajde tashi! Unë po bëj një përpjekje njëherë! Ishalla nuk kane ik ato të ndërtesës tjetër! Si e ke emrin ti? A ke një kartë identiteti?

Qytetarja – Po, kam!

Infermierja – Ma jep kartën! M’i jep edhe ç’ke për të… ashtu, edhe të shkoj njëherë unë!

Qytetarja – Tani sa bënin?

Infermierja – Nëma ti ta kem një kështu, sa ke ti ke një 5-she? Ma jep 10-shen!

Qytetarja – Jo, nuk kam!

Infermierja – S’ke? Ja të ta jap unë një se duhet me i ngatërru, duhet një 5-she me bo regjistrimin atje, asaj tjetrës të shkoj t’i them.

Qytetarja – S’ka gjë! Vetëm më mbaro!

Infermierja – Ishalla të mbaroj njëherë! Ta gjej, përndryshe do vish vetë. Do vish jo vetë, do vish nesër se çfarë do bëj unë do pyesësh mirë!

Qytetarja – Ok!

Infermierja – Mbaji këto tani ti!

Qytetarja – Në rregull!

Infermierja – Unë tani duhet me i bo krejt 5-she se s’shkojnë ashtu, nuk shkojne me tetën.

Na tani me tetën, letra nga komisioni, raporti, futi këtu! Mirë! Hajt! Pacim!

Krujë

Qytetarja – Si jeni? Mirë?

Doktori – Mirë!

Qytetari – XXXXX më adresoi këtu për një analizë gjaku, HIV- AIDS.

Doktori – Bohet HIV, Hepatiti B, Hepatiti C, bëhet grupi i gjakut, bëhen të gjitha.

Qytetari – Këtë na tha edhe ajo për të bërë.

Doktori – Të gjitha këto?

Qytetari – Po! E sa kushtojn këto tani?

Doktori – Grupi i gjakut është falas që është shtet, kurse këto të tjerat janë me pagesë. Nuk bëhen në shtetërore, veç të t’i bëj nga ana ime privatisht. Por grupin e gjakut e keni falas.

Qytetari – Sa kushton e gjitha kjo?

Doktori –  Veç për nusen t’i bëjmë të gjitha shkojnë 20 mijë lekë.

Qytetari – Ok! Mund ta bëjmë?

Doktori – Po, por vetëm se janë me pagesë… kupton?

Qytetari – Po, pra!

Doktori – Ok, e bëjmë! Ulu!

Qytetari – Në shtet nuk funksionojnë këto?

Doktori – Jo, nuk funksionon!

Qytetari- Ok! S’ka problem!

Doktori – Mund t’i bësh edhe në Tiranë, edhe në Fushë-Krujë, nuk ka problem, po edhe grupin e gjakut.

Qytetari – Për të mos ikur dhe njëherë në Tiranë.

Doktori – Si të doni po them.

Qytetari – Vazhdojmë! Vazhdojmë!

Doktori – Jo, jo! Problemi është se në shtet nuk bëhen asnjë vend. Vetëm në Tiranë, te Qendra Kombëtare e Gjakut mund të marrësh një rekomandim, për të shkuar për t’i bërë. Do i bësh me pagesë.

Qytetari – Mirë, mirë, se edhe pashaportizimin nuk e kemi akoma, kështuqë…

Doktori – Jo, jo! Nuk e di tani, unë po them zgjidhjen që mund të jap.

Qytetari – Ok! Vazhdojmë!

Doktori – Tashi si doni bëni, ngaqë është me pagesë edhe unë ndihem në siklet.

Qytetari – Po s’ka problem, unë po të thashë bëje, bëje!

Doktori – Jo, vëlla! Ngaqë është me pagesë i bëj unë nga ana ime, e kupton ? I kam marrë ngaqë ka kërkesë, sa për të mos me shkuar njerëzit në Tiranë për shembull. Po është me dëshirë, nuk është e detyrueshme.

Qytetari – Ore, aq më mirë që ju shërben njerëzve sepse tani të shkosh dhe deri në Tiranë…

Doktori – Unë vihem dhe në siklet, për Zotin! Po problemi është që tani në Tiranë, thashë merr një rekomandim dhe shko te Qendra Kombëtare e Gjakut.

Qytetari – Nuk është problem!

Doktori – Se dhe unë ndihem në siklet, ngaqë … kurse grupin e gjakut e keni pa pagesë.

Qytetari – Nuk besoj që është për t’u vendosur në siklet kur ti po i shërben dikujt.

Doktori – Po, siklet është./ tvklan.al

Next Post
Barazim pa gola, Bajerni siguron gjysmëfinalen përballë Sevijës

Barazim pa gola, Bajerni siguron gjysmëfinalen përballë Sevijës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com