Klubi francez Nantes ka njoftuar zyrtarisht se Claudio Ranieri është kryetrajneri i ri i klubit.
Italiani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e ri.
65-vjeçari u largua në mes të sezonit të fundit nga Leicesteri, vetëm nëntë muaj pasi u shpall kampion i Premier Ligës.
Ranieri më parë ishte pjesë edhe e Napolit, Fiorentinës, Valencias, Atleticos, Parmës, Juventusit, Romës, Interit e Monacos. (b.an)