Ish-trajneri i Leicesterit, Claudio Ranieri, raportohet se po kërkohet nga klubi turk Antalyaspor.
Sipas “Sky Sport Italia”, trajneri ka marrë ofertë që të bashkëpunojë me ish-yllin e Barcelonës, Samuel Eto’o.
Antalyaspor raportohet se tashmë ka dërguar ofertë zyrtare drejt Ranierit, por deri tani thuhet se ato oferta janë refuzuar.Klubi turk që ka Eto’on si yll kryesor synon të sjellë në skuadër një trajner të njohur, përgatiti Express. (b.an)