• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Rana e Hedhun”/ Si ra në rrjetë “Peshku i madh”, që grabiti mijëra hektarë toka

by Java News
17/03/2018 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajin qershor të 2017 më shumë se 7 persona, qytetarë të zonës së Lezhës, kanë trokitur në dyert e prokurorisë së qytetit, duke donencuar një skemë të tjetërsimit të pronave. Kallëzuesit janë ankuar në prokurori se janë paisur me çertifikata pronësie persona që kanë vendlindje në Fushë-Krujë, Laç apo rrethina të tjera të Lezhës, duke u aplikuar ligji 7501. Ndërkohë sipas dëshmisë së tyre, disa prej sipërfaqeve të pronave që ndodhen në bregdetin e zonës së “Ranës së Hedhun”, janë njohur prej vitit 1994, nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Por pavarësisht kësaj, kallëzuesit kanë prenduar në dëshminë e tyre të dhënë në prokurori se kishin aplikuar disa herë në hipotekën e qarkut Lezhë, për të rregjistruar sipërfaqet e tokës të njohura nga vetë AKKP-ja, por sërisht nuk kanë mundur ti rregjistrojnë këto pasuri.

Çudia ka ndodhur kur ata kanë vënë re shfaqjen e personave të tjerë në këto sipërfaqe tokësore, që mbizotërohen nga rëra dhe pjesë e gjelbër me pisha. Kanë filluar të konfliktohen me këta persona, por ata janë ballafaqur duke nxjerë kontrata blerje, fatura transaksionesh bankare dhe çertifikatën e pronësisë të lëshuar nga zyra e hipotekës Lezhë. Kaq ka mjaftuar që ata ti drejtohen në muajin qershor 2017 Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur skemën e falsifikimit. Çështja është hetuar nga prokurori Erjon Shehaj dhe drejtuesi i prokurorisë Simon Pashuku, të cilën përgjatë 9 muaj hetime kanë arritur të konkretizojnë çështjen me nxjerjen e 23 urdhër arresteve, përfshirë këtu kryetarin e bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, nënkryetarin e këtij institucioni Enver Hafizi, Gjok Ndoka me detyrë kryetar i këshillit qarku Lezhë njëherësh dhe president i Klubit sportiv “Besëlidhja”, ish-drejtuesin e hipotekës Lezhë Artan Djala, njëherësh dhe president i klubit sportiv “Shën Kollit”.

Zyrtarët e shtetit të implikuar
Nga hetimet e kryera prokuroria e Lezhës ka mundur të sigurojë dokumenta të falsifikuara, dokumenta këto që kanë marë dhe miratimin e zyrtarëve të lartë të shtetit, duke përfshirë kryebashkiakun e Lezhës, kryetarin e qarkut, zv/kryetarin e Bashkisë dhe zyrtarë e juristë të hipotekës. Sipas burimeve të prokurorisë, këta zyrtarë kanë ndarë sipërfaqen tokësore duke përdorur dokumenta të falsifikuara, kryesisht me AMTP (Akti i Marjes së Tokës në Pronësi), dhe më pas ndarë parcelat tokësore duke ju referuar ligjit me nr.7501 “Për Tokën”.

Personat që kanë përfituar tokën nga kjo skemë e tillë, nuk kanë qënë banorë të zonës, por banorë të tjerë që nuk jetojnë në këtë zonë. Pasi sipërfaqja tokësore që ndodhet në bregun e detit është rregjistruar dhe në hipotekën e Lezhës, atëherë personi përfitues brenda pak ditëve kanë lidhur kontrata shitjes me persona të ndryshëm, biznesmenë dhe emra të njohur.

Lek Frroku,organizatori i skemës së grabitjes
Hetimi i udhëhequr nga prokuroria e Lezhës ka nxjerë në dritë se organizatori i kësaj skeme të grabitjes së pronës ka qënë shtetasi Lek Frroku. Ky i fundit konsiderohet si krahu i djathtë i kryebashkiakut të Lezhës. Sipas hetimit Frroku është personi që ka organizuar të gjithë këtë skemë të grabistjes së pronave. Momentalisht Frroku ende nuk është arrestuar nga policia. Mësohet se Frroku gjente qytetarët në rrethinat e Lezhës, duke i kërkuar kartën e identitetit. Pas marjes së kartës, në emër të këtij qytetari arrinte të merte një AMTP të falsifikuar dhe më pas ndiqte të gjithë praktikën në bashkinë e Lezhës dhe zyrat e Qarkut, praktikë kjo që është firmosur nga kryebashkiaku i qytetit dhe kryetari i këshillit të qarkut Lezhë.

Më pas kjo praktikë shkonte në zyrën e hipotekës së qytetit ku dhe merte firmën përfundimtare, duke u rregjistruar prona shtetëroërë dhe buzë bregdetit, në emër të qytetarit. Për këtë shërbim dyshohet se qytetari paguhej nga Lek Frroku diku tek 1 milion lekë të vjetra. Më pas qytetari shkonte përpara një noteri duke firmosur një kontratë dhurimi ose kontratë shitje dhe më pas prona, rregjistrohej në një emër tjetër në zyrën e hipotekës. Nga verifikimet e kryera është zbuluar se vetëm një familje e vetme ka përfituar një sipërfaqe tokësore prej 140 mijë metra katror. Ndërsa në total tre familje kanë përfituar një sipërfaqe tokësore tek “Rana e Hedhun” prej 298 mijë metra katror.

Përfitues futbollisti i Vllaznisë e Partizanit
Pjesë e skemës së mashtrimit me pronat në Lezhë, për të cilat ra në pranga kryebashkiaku nga radhët e PD, Fran Frrokaj, ka qenë edhe futbollisti i Vllaznisë Renato Malotaj. Për mbrojtësin lezhjan është lëshuar një urdhër arresti së fundmi, pasi mësohet se ai ka qenë pjesë e një skeme mashtrimi në lidhej me tokat në bregdet. Mes shumë zyrtarësh të përfshirë në operacionin, që ka çuar në pranga 23 zyrtarë, madje edhe drejtues të policisë, është edhe futbollisti i Vllaznisë, i përfshirë në skandalin pronave në bregdetin e Lezhës. Me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar 258 mijë m2 tokë në zonë bregdetare e cila dyshohet e përfituar me dokumente të falsifikuara.

Prindërit e portierit të kombëtares Berisha
Mësohet se pjesë e personve që kanë blerë tokë në Shëngjin, te zona e në fjalë, janë edhe prindërit e portierit të kombëtares shqiptare të futbollit Etrit Berisha. Në fakt, prindërit e portierit që luan me Atalantën në Serinë A, kanë blerë tokë te “Rana e Hedhun” nga personat që mendohet se i kanë tjetërsuar pronat. Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës dhe 6 zyrtarëve të tjerë për problemet me pronën në fjalë gjatë ditës së djeshme, me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar pesë parcela toke me një sipërfaqe prej 258 324 m2. Toka e sekuestruar ndodhet në zonën e bregdetit në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, pjesë e Njësisë Administrative Shëngjin.

 

Next Post
Si duhen ushqyer fëmijët?

Si duhen ushqyer fëmijët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: Mund të ketë rikompozim të qeverisë “Rama“

January 14, 2026
Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

January 14, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: SHBA dhe BE nuk e japin dritën jeshile për rëzimin e qeverisë nëse nuk…

January 14, 2026
FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

January 14, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha nuk e rrëzon dot Ramën, as me grevë urie, as me 200 veta në shesh”

January 14, 2026
Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

January 14, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

“Do dal me platformë konkrete”, Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013

January 14, 2026
Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

January 14, 2026
Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

January 14, 2026
Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In