• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ramush Haradinaj i çon mesazh Albin Kurtit: Mos e hiq taksën, do Serbia do tallet me ju

by Java News
24/11/2019 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një intervistë për “KosovaPress”, thotë se nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, heqin taksën ndaj Serbisë do të ishte e pafalshme dhe se me ata do të talleshin bashkësia ndërkombëtare e Serbia, ndërsa shton se heqja e taksës është ekuivalent me Gjykatën Speciale. Haradinaj deklaron se plot qëndrime janë mashtrim të Kurtit dhe të Vetëvendosjes. Ndërsa, në rast se dështon krijimi i institucioneve të vendit, si Aleancë do të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

Ish-kreu i Qeverisë për “KosovaPress” ka folur edhe për rezultatin që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit, si do të jenë si opozitë dhe si do të veprojnë nëse vendi shkon prapë në zgjedhje.

Haradinaj thotë se largimi i taksës është gabim kur Serbia po vazhdon t’i përkeqësojë raportet ndaj Kosovës. Sipas tij, largimi i taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë do të ishte në dëm të prodhuesve vendorë, që gjatë kësaj kohe kanë shënuar rritje në prodhim e punësim.

Sa i përket asaj që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pretendenti për kryeministër të vendit, Albin Kurti, kishte deklaruar se ndaj Serbisë do të vendosej masa e reciprocitetit, Haradinaj thotë se taksa dhe reciprociteti mund të funksionojnë së bashku.

Lëvizja Vetëvendosje si partia më e votuar në zgjedhjet e 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partia e dytë, aktualisht janë duke zhvilluar takime për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Për këto takime, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, thotë se janë normale, por thotë se shihet se ka disa vështirësi në arritjen e marrëveshjes mes këtyre dy partive.

Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Vetëvendosja dhe kryetari i saj Albin Kurti janë mashtrues, ku ai thotë se plot qëndrime të tij janë mashtrime siç është rasti me taksën e vendosur për produktet serbe.

Megjithatë, ai thotë se është i interesuar që rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit të implementohet dhe të krijohet qeveria e vendit, në mënyrë që të shihet se çfarë sinjalesh do të jap qeveria e re.

Haradinaj në intervistën për KosovaPress thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të qëndrojë në opozitë në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, por që thotë se do të mbështesin qeverinë e re në temat që i vlerësojnë si interes nacional.

Në rast se dështon krijimi i institucioneve të vendit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje. Ai ka mohuar edhe mundësinë që në rast të mbajtjes së zgjedhjeve do të bëjë një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, siç kishte bërë në vitin 2017.

Haradinaj, nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, pasi ka hequr dorë nga pozita e deputetit. Këtë vendim ai thotë se e ka marrë për shkak se do të angazhohet më shumë me partinë që e udhëheq.

Ai thotë se përgjatë kohës sa ka qeverisur me vendin ka munguar në punët e partisë dhe tash sipas tij është koha që të kthehet në terren dhe të merret me degët dhe strukturat e Aleancës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit ka dal si partia e katërt, ku në këtë rezultat Haradinaj thotë se ka ndikuar pozita kundërshtuese që Aleanca dhe ai e kishin marrë në shumë tema.

Haradinaj ka mohuar se në këtë rezultat ka ndikuar koalicioni që kishin bërë me Partinë Socialdemokrate. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 96.883 vota apo 11.48 përqind. Kujtojmë se vendi kishte shkuar në zgjedhje të parakohshme, pasi kryeministri Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje pasi ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim. /e.s/

Next Post
Horoskopi/Dyjavëshi i fundit i nëntorit do trondisë të gjithë shenjat

Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme, 24 nëntor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

September 14, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Magjistratët na treguan se problemi i Shqipërisë janë vetë ata. Rama e dinte!

September 14, 2026
Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

Sa (shtrenjtë) kushton dita e parë e shkollës për familjet shqiptare?!

September 14, 2026
Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

Drejtuesit e teknologjisë kërkojnë frenim, Trump ‘sfidë’ Kinës: Kush fiton në AI, fiton

September 14, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ulen temperaturat

September 14, 2026
BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët! Në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët! Në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë

September 14, 2026
Urimi i Presidentit Begaj: Një brez që përqafon sot diturinë ndërton një të ardhme më të mirë

Nis viti i ri shkollor, rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

September 14, 2026
“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com