• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ramës i nevojitet elektoralisht shpallja e luftës ndaj korrupsionit – vetëm 1/3 e simpatizantëve të tij e vlerësojnë pozitivisht qeverinë në këtë drejtim

by Eduard Zaloshnja
23/04/2024 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në një podcast me ish-deputetin demokrat Mark Marku, Rama shpalli praktikisht premtimin kryesor elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare – luftën kundër korrupsionit. Ai deklaroi se po fitoi një mandat të katërt në krye të qeverisë, sfida kryesore do të jetë pikërisht lufta kundër fenomenit të korrupsionit.

“Lufta ndaj korrupsionit nuk është luftë vetëm e sistemit të drejtësisë; ajo është një luftë për të pasur në gjithë frontin e institucioneve një soliditet dhe një kapacitet që ia ngushton maksimalisht hapësirat korrupsionit”, tha Rama.  “Se në fund të fundit, çfarë është korrupsioni në thelb? Është alternativa e një shërbimi të munguar, alternativa e një të drejte të mohuar, alternativa e një merite të paplotësuar; pra, diçka që dikush nuk e siguron dot në rrugë të ligjshme e të drejtë, përpiqet ta marrë duke paguar nën dorë”, u shpreh ai.

Nga shpjegimi që ka dhënë në podcast, dhe duke ditur se Rama ka qenë gjithnjë i ndjeshëm ndaj sondazheve të opinionit, duket se ai ka marrë sinjale nga sondazhet e tij të brendshëm periodikë, se shumë nga votuesit socialistë janë të pakënaqur me qeverinë për korrupsionin kapilar me të cilin përballen çdo ditë në administratën publike.

Në fakt, kjo pakënaqësi u evidentua edhe në një sondazh rigoroz që drejtova së fundmi në terren, krejt i pavarur politikisht. Në të rezultoi se vetëm 1/3 e simpatizantëve të Ramës kanë një vlerësim pozitv për luftën e qeverisë kundër korrupsionit.

Dhe teksa Rama po i afrohet vitit të dymbëdhjetë në krye të qeverisjes, ata 800 mijët që e votojnë rregullisht mund të firojnë e të mos mbesin as 700 mijë, nëse nuk binden se ai do ta marrë seriozisht sfidën ndaj korrupsionit…

Next Post
“Birmingham Mail”: Saranda – qyteti mesdhetar i shkëlqyer për pushime në plazh

“Birmingham Mail”: Saranda – qyteti mesdhetar i shkëlqyer për pushime në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Michel de Montaigne dhe Shefqet Peçi

January 23, 2026
Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In