• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ramën e ka rrëzuar Kujtimi dhe Myslymi

by Lorenc Vangjeli
28/05/2019 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Çfarë do të ndodhte nëse në serinë e protestave të opozitës, përballë zemëratës së saj dhe mureve të kryeministrisë nuk do të qëndronin disa mijëra policë, por vetëm një gjysëm dyzine prej tyre dhe punonjësit e zakonshëm të gardës që bëjnë shërbim? Në skenarin më të keq, demonstruesit do të hynin në godinë, do të vërtiteshin në korridore me vrullin që të jep turma, do të trimëroheshin me kurajon që jep po turma, do të hynin në sallën e mbledhjeve të qeverisë, do të grisnin fluturat e zyrës së Edi Ramës, do t’i thyenin koshin e basketbollit dhe do të ngjyroseshin me lapsat e tij me ngjyra. Do të provonin ngazëllimin anonimit që ndjehet i rëndësishëm, njëlloj si revolucionarët në Evropë qindra vjet më parë apo demokratët e brezit të shkuar, vetëm 20 vjet më herët.

Po pastaj? Mund të rrinin edhe disa ditë aty brenda duke e pamundësuar hyrjen në godinë të qeramarësve të ligjshëm të saj, do të bëheshin kryelajm në mediat botërore dhe do të dëgjonin fjalimet plot me patetikë çlirimtare të drejtuesve të tyre. Po të atyre njerëzve që do të jenë të parët që do të kuptojnë se fatura e marrëzisë paguhet gjithmonë. Herët a vonë, por gjithsesi paguhet.

Qeverisja nuk qëndron në mure. Qeverisja nuk afrohet duke i goditur muret me gurë apo duke i përvëluar me Molotov, por duke fituar zgjedhjet.

As legjititeti i qeverisjes nuk qëndron në hapësirën e disa dhjetra zyrave. Eshtë shumë më shumë se kaq. Edhe në rastin kur mureve të kryeministrisë ju sulet një detashment militant si otomanët Krujës dikur. Edhe në rastin kur muret mbrohen me epikën e Vrana Kontit sipër me otomanë poshtë. Ky është një film i parë shumë herë që i ka parë herë socialistët e Ramës dhe shumë më shumë herë të tjera, demokratët e Berisha-Bashës, në rolin e otomanëve mësymës.

E njëjta skenë e skemë është përsëritur shumë herë edhe me parlamentin. Godina nga e cila demokratët dhe LSI-ja u larguan me vullnetin e tyre, është vënë vazhdimisht në sulmin e një turme që duket se kërkon të bëjë të kundërtën e asaj që bënë ish-përfaqssuesit e saj: kërkon të hyjë brenda. Për të bërë më pas sërish daljen jashtë, sipas të njëjtës logjikë që kushtëzon njëherë e mirë një të vërtetë tjetër të thjeshtë: parlamentin nuk e bëjnë muret!

Kaq mjafton për të kuptuar se në mënyrë paradoksale, mungesa ndonjëherë është shumë herë më e fortë se prania. Çfarë nuk ja bëri dot Kuvendit të Shqipërisë opozita zyrtare me qëndresën e saj në parlament, po ja bën me ikjen e saj. Opozita bis, ajo që ishte në katet fundore të listave PD e LSI e kanë rrëzuar thelbësisht parlamentin. Kujtimi e Myslymi, i bënë shumicës së Ramës atë që nuk ja bënë dot Basha, Kryemadhi dhe vetë Berisha.

Më shumë se kushdo tjetër, çfarë ka ndodhur në të vërtetë me parlamentin, e kupton vetë Rama. Kryeministri e refuzon këtë parlament që e ka rrëzuar dhe është rrëzuar edhe vetë duke u bërë qesharak.

Edhe trojka Basha, Kryemadhi e Berisha që rrinë jashtë një parlamenti që nuk i ngre dot në pushtet, e kanë kuptuar të njëjtën të vërtetë. Ndaj, me policë apo pa të tillë ndërmjet protestuesve dhe godinave të pushtetit, zgjidhja nuk vjen nga ndeshja e forcës. Dialogu kërkon një shans sepse ai në vetvete është një nga shanset e fundit e të pamerituar që po i jepet një klase politike që i ka parë negociatat si një lojë kumari. Por, si rregull, në kumar humbasin të gjithë! Rrallë ndodh që të fitojë dikush me fatin e fillestarit.in e fillestarit.

Next Post
Veliaj, te Gjuhët e Huaja: Karta edhe për studentët e universiteteve private

Veliaj, te Gjuhët e Huaja: Karta edhe për studentët e universiteteve private

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In