• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rambot” e Kavajës: Ja deputetët që do të pengojnë zgjedhjet më 7 Maj

by Java News
19/04/2017 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita nuk ka si qëllim që të pengojë zgjedhjet në Kavajë, por t’u bëjë ftesa derë më derë qytetarëve të Kavajës që të protestojnë kundër zgjedhjes së mëkëmbësit të Elvis Roshit më 7 maj.

Një grup prej afro 10 deputetesh kanë zbarkuar në Kavajë dhe do të qëndrojnë çdo ditë deri ditën e 7 majit, kur do të mbahet protesta për bojkotin e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës.

Grupi i deputetëve përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani; nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe deputetët Luçiano Boçi, Flamur Noka, Florion Mima etj.

Deputeti i qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi konfirmoi se takimet e para kanë nisur me strukturat e degës në qytet. Sipas tij në ditët në vijim do të shkohet në çdo fshat dhe zonë të Kavajës për të marrë kontaktet me banorët që të dalin dhe protestojnë më 7 maj kundër lidhjeve të politikës me krimin.

Boçi bën të ditur se qëllimi i këtyre takimeve nga qendra në bazë janë ftesat për qytetarët që të dalin dhe të protestojnë ditën e zgjedhjeve dhe jo pengimi i zgjedhjeve.

“Po, është e vërtetë që një grup deputetësh të PD-së kemi shkuar në Kavajë dhe do të qëndrojmë atje në mënyrë të vazhdueshme deri në datën e zgjedhjeve. Fillimisht takuam strukturat e partisë atje, të cilat janë të gjendje shumë aktive. Gjatë mbledhjes së kryesisë së degës u ra dakord që njerëzve t’u bëhen ftesa për të protestuar kundër kopjes së Elvis Roshit në qytetin e tyre, që të mos zgjedhin mëkëmbësin e tij në Kavajë, por të protestojnë paqësisht. Ne nuk do të krijojmë pengesa, por po ftojmë sa më shumë njerëz që t’i bashkohen protestës që kemi lajmëruar më datën 7 maj në qytetin e Kavajës. Takimet do të zhvillohen në çdo zonë të Kavajës, me qëllim që protesta jonë të ketë mbështetje sa më të gjerë”,- tha Boci për “Gazetën Shqiptare”.

Rreth një muaj më parë, Sali Berisha kërcënoi nga çadra Ramën me “rambot” që do ta rrëzonin nga pushteti. Mbase, grupi i deputetëve i deleguar në Kavajë është kontigjenti i parë i rambove (?!)

“Ik shpejt, se nuk do vijnë marinsat amerikanë, do vijnë rambot e demokracisë dhe me lecka do të të krehin nga ajo zyrë, nga tuneli, kudo që të jesh futur. Largohu më mirë”,-tha Berisha më 23 mars.

/a.m.

Next Post
VIDEO/ A e keni menduar se sa njerëz dhe sa kafshë mund të mbajë toka…?

VIDEO/ A e keni menduar se sa njerëz dhe sa kafshë mund të mbajë toka...?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In