Ai kishte shkuar në një udhëtim në lartësinë 4 mijë metra në malin Bierstadt, Kolorado, kur rrufeja goditi atë dhe grupin e tij e miqve. Por nëse 27-vjeçari Jonathan Hardman është ende gjallë ai detyrohet qenit të tij besnik gjerman, Rambo.
Qeni gjatë momentit që rrufeja ka goditur, ai është hedhur mbi të zotin duke e shtyrë atë. “Ishte një ditë e bukur, kur papritmas moti u prish. Menjëherë na goditi një rufe”, tregon Hardman.
Por pasi zgjohet, amerikani 27-vjeçar ka kërkuar qenin e tij, ndërsa më pas morri lajmin e keq: Rambo kishte ngordhur.













