• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ramazani, Agroni, Pali duan dëmshpërblim’, Rama tregon me emra zaptuesit e Unazës

by Java News
22/11/2018 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit foli për protestën e banorëve që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re. Në fjalën e tij, Rama foli me emra konkretë për banorë të cilët sipas tij kanë zaptuar Tiranën me ndërtime pa leje.

Duke folur për opozitën, kreu i qeverisë tha se opozita po udhëheq një protestë të turpshme.

“Sot Kuvendi diskuton pr/ligjin e buxhetit, ndërsa opozita mungon jo vetëm fizikisht por edhe figurativisht. Asnjë mbledhje publike,, në asnjë hotel për buxhetin, sa për të larë gojën. Asnjë amendament në Kuvend, asnjë shenje jete tjetër lidhur me debatin më të rëndësishëm parlamentar të vitit.

Nëse nuk i llogarisim ato kapjet e veshit prapsht të Tabakut një herë në muaj, e cila e di dhe vetë se nuk di cflet, kur reciton tekstet kadrioteske të partisë për ekonominë, kontributi i opozitës politike në debatin ekonomik ka qenë meritë e Kadri Vasilit, i cili jo vetëm e di që nuk di çfarë flet, por kujton që di dhe atë që nuk di.

Skemi çfarë bëjmë jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë. Ndërsa opozita udhëheq aktualisht protestën më të turpshme që këtij vendi i kanë zënë sytë ndonjëherë, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik.

Këto dhjetëra milionë dollarë nuk duhet ti marrin rreth 30 mijë familje për bebet që do të sjellin në jetë në 2019, por duhet ti marrin zaptuesit e trojeve publike dhe private në shtratin e Unazës së Re.

Po pse ti marrin nga lekët e bebeve, mund të pyesë ndonjëri. Kadri Vasili do thoshte nga lekët e Unazës së Re merrni dhe jepjani zaptuesve sepse e keni korruptiv çmimin e kilometrave. Kjo qasje që është e përhapur ndër Kadrinjtë e opozitës është një kadriotizëm me yllin në ballë dhe Andin nën shalë.

Buxheti i ri 30 milionë dollarë për rritjen e pagave të mësuesve, mjekëve, ushtarakëve, diplomatëve dhe punonjësve të sistemit peritenciar.

Abuzuesit e Unazës së Re kërkojnë mbi 30 mln dollarë për të liruar pronën që nuk është e tyre dhe sipas tyre dhe sipas atyre që duan ti përdorin si mish për top, ne përpara se të rrisim pagat, duhet të paguajmë zaptues profesionistë, si ata që janë shfaqur si një kategori e re e panjohur falë kësaj protestë rezultojnë të kenë kthyer në biznes ndërtimtarinë pa leje.

Kujt t’ja marrim rrogën e t’ja japim Gjovalinit nga Laçi, i cili është në protestë dhe do dëmshpërblim, edhe pse ka dy godina të tjera pa leje, i janë legalizuar të dyja. 

Ka një godinë tjetër pa leje në Kashar i është legalizuar edhe ajo dhe ka një godinë tjetër në Laç nga ku e ka nisur biznesin e zaptimit në prioces legalizimi.

 Për cilën arsye në botë 4650 mjekëve dhe 13 765 infermierëve, laburantëve dhe farmacistëve, të cilëve do t’ua rrisim pagën 7%, tu marrim taksë për të dëmshpërblyer 100% Ramazanin, i cili është në protestë, pasi ka deklaruar dy ndërtime pa leje në njësinë 5, një në njësinë 6 dhe një në njësinë 7, ndërkohën që proteston sepse nuk pranon që objekti i 5 pa leje ti prishit për interes të qytetit ku ai është bërë zotërues i 4 pronave të tjera.

Zoti Ramazan jo vetëm ka zënë shtratin e Unazës, por këndon slloganin “shtëpia mbrohet me jetë”.

13 mln dollarë do të shkojnë për të rritur 7% pagën për 35573 persona të stafit mësimor të arsimit paraunivarsitar. Sipas protestuesve këto para duhet të derdhen për të dëmshpërblyer një Agron, Agron nga Elbasani, i cili e filloi ndërtimtarinë pa leje me një eksperiment, shtesë anësore në Elbasan. I doli për mbarë, u bë pronar dhe zbriti në Tiranë ku ka ndërtuar 2 godina pa leje në njësinë 7 dhe pastaj ka gjetur shesh për të bërë përshesh tek Unaza e Re dhe sot dorë për dore me Ramazanin janë gati të japin jetën.

Ndërsa Pali që ka dy objekte në Paskuqan, dhe një tjetër në Kombinat. Pali e ka kapur gjerë Tiranën nga Kombinati në Paskuqan.”

Next Post
Ish-truproja i Berishës, në krye të protestës para Kuvendit?

Ish-truproja i Berishës, në krye të protestës para Kuvendit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

January 27, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

EMRAT/ Të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine dhe në vendet e BE, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

January 27, 2026
BE jep 171 milionë € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria mes përfitueseve

BE jep 171 milionë € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria mes përfitueseve

January 27, 2026
Artan Hoxha reagon sërish: Nuk kam kryer asnjë krim! Këtë gjë e di mirë Vladimir Mara dhe Altin Dumani

Artan Hoxha: Unë mund të jem i arrestuari i vetëm për 21 Janarin, ja u tregoj arsyen pse

January 27, 2026
Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

January 27, 2026
Erion Braçe dhe Blendi Klosi “përplasen” për mbështetjen 2.2 milionë euro për sportin e padelit

Erion Braçe dhe Blendi Klosi “përplasen” për mbështetjen 2.2 milionë euro për sportin e padelit

January 27, 2026
VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

January 27, 2026
VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

January 27, 2026
Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

January 27, 2026
Herë si garantor, herë si konsulent i liderit! Si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Hoxha zbardh kasetën e “21 Janarit” që çoi në SPAK: Dëgjoje me veshët e tu kush e bëri vrasjen

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In