• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ramazan Rraja një prej të armatosurve që terrorizoi klientët në Lezhë/ Shpallen në kërkim dy të “fortët” e tjerë

by Java News
06/12/2021 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim pasi rreth 3 javë më parë u futëntë armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës duke ushtruar kontrolle mbi klientët. Ata janë nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja, Ramazan Rraja, 28 vjeç, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Roan Brahimi, 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Nga hetimet ka rezultuar se ata kanë kërkuar kushëririn e pronarit të lokalit i cili ka pasur konflikt me mikun e tyre. Ai nuk ka qenë në lokal në momentin e ngjarjes duke bërë që tre të armatosurit të largohen.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 13.11.2021, në një lokal në fshatin Zejmen, Lezhë, ku hynë 3 persona të maskuar dhe të armatosur. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, në ambientet e të cilit kishin hyrë disa persona të armatosur, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

R. Rr., 28 vjeç, A. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. B., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve R. Rr., A. D. dhe R. B., këta tre të fundit, më datë 13.11.2021, kanë shkuar të armatosur, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L. M.(K), (i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj. J., mik i tre autorëve të dyshuar). Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit.

Po në vijim të veprimeve, menjëherë pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale, nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur identifikimi i të gjithë shtetasve që ndodheshin në lokal, të cilët në vijim të veprimeve hetimore janë proceduar penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim”, njofton policia.

g.kosovari

Next Post
Moti i keq / Pezullohet lundrimi në Vlorë. Bashkia bën thirrje: Shmangni lëvizjet e panevojshme!

Moti i keq / Pezullohet lundrimi në Vlorë. Bashkia bën thirrje: Shmangni lëvizjet e panevojshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

January 23, 2026
Konferencë në përkujtim të Janullatos/ Kryepiskopi Joan: Personalitet unik, forcoi besimin dhe rolin e Kishës Ortodokse

Konferencë në përkujtim të Janullatos/ Kryepiskopi Joan: Personalitet unik, forcoi besimin dhe rolin e Kishës Ortodokse

January 23, 2026

24 Janari, asgjë ndryshe në Tiranë

January 23, 2026
Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

January 23, 2026
GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

January 23, 2026
Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

January 23, 2026
Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

January 23, 2026
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

January 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026

January 23, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In