• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama zbulon tre objektivat kryesore për reformimin e Policisë së Shtetit, ja çfarë synon

by Java News
13/01/2020 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zbuloi tre objektivat kryesore, që do të ketë në vijim për Policinë e Shtetit, që janë: kthimi i Akademisë së Sigurisë në një strukturë moderne në rajon, kthimi i Repartit të FNSH në model dhe laboratori shkencor për uniformat blu.

Këto ishin tri gjërat kryesore, për të cilat, sipas kryeministrit Rama, puna fillon që sot.

“Akademia e Sigurisë do të kthehet në një strukturë model në rajon, në çdo aspekt, Reparti i FNSH do jetë një tjetër model, dhe laboratori shkencor është një tjetër domosdoshmëri alarmante për ta sofistikuar Policinë e Shtetit, në kushtet kur krimi sofistikohet çdo ditë. Për këto tre objektiva puna fillon sot”, tha Rama.

Më tej, në fjalën e tij në 107-vjetorin e Policisë së Shtetit, ku u përurua reparti i ri i Forcave Speciale RENEA, Rama thekson se armiku kryesor i policisë nuk është krimi, por vetmia, duke shtuar se gjatë qeverisjes së tij, ky armik është asgjësuar.

“Armiku më i madh i policisë nuk është krimi, por vetmia, që lind nga mbështetja e mbështetjes, nga shtypja dhe mungesa e vëmendjes për ta dëgjuar. Më vjen shumë mirë, që me qeverinë që unë drejtoj, ky armik është asgjësuar. Ne nuk kemi bërë sa kemi dashur, por sa kemi mundur. Kemi bërë gjithçka që policia sot të ketë më pak nevoja seç kishte dje. Nuk kemi bërë sa kemi dashur për shpërblimin e forcave të policisë, por kemi bërë gjithçka dhe sot policia është shumë herë më e paguar se dje. Nuk kemi bërë gjithçka për kushtet, por kemi bërë gjithçka kemi mundur, dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka.

Vetë RENEA-s, historia e së cilës nis me një ndërhyrje në emergjencë civile më 1991, pas një përmbytjeje shumë të furishme, ku një efektivë i kohës rrezikoi jetën, u hodh në ujin e akullt dhe shpëtoi tre barinj në rrezik mbytjeje. Është një histori që ka shënuar shumë akte të tilla. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur për ta dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka, në mënyrë që gjitha të mirat që shoqëria, shteti, kombi, ka parë nga këto forca, të shtohen dhe gjithnjë e më shumë mirësi nga shteti të kenë të gjithë ata që shërbejnë me uniformë, së bashku me familjet e tyre. Do kujdesemi që gjithë fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit të kenë një të ardhme më të mirë”, deklaroi kryeministri. /e.s/

Next Post
Shtesa dhe ndërhyrje në katet e para/ Prokuroria e Lezhës nis hetimet për 7 pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Shtesa dhe ndërhyrje në katet e para/ Prokuroria e Lezhës nis hetimet për 7 pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In