• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama zbulon projektin “Porta e Alpeve”: Investim 100 milionë euro për turizmin malor

by A R
19/04/2026 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama foli në podkastin “Flasim” për zhvillimet e fundit në kuadër të Paketës së Maleve, duke vënë theksin te një projekt i ri strategjik për veriun e vendit.

Rama u ndal te projekti “Porta e Alpeve”, i cili sipas kryeministrit parashikon një investim masiv prej 100 milionë eurosh, në bashkëfinancim me Bankën Europiane të Investimeve, me synim zhvillimin e mëtejshëm të turizmit malor dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonat veriore.

Ai theksoi se projekti synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të vendit, përmes përmirësimit të rrugëve, transportit, ujësjellësve dhe menaxhimit të ujërave të zeza, si dhe ndërhyrjeve në zhvillimin urban dhe restaurimin e trashëgimisë historike.

Gjithashtu, sipas Ramës, një element i rëndësishëm i projektit është ruajtja e zonave natyrore të paprekura, duke garantuar zhvillim të qëndrueshëm.

“Në këto javë, në këta muaj po flitet për Paketën e Maleve, kur them po flitet kam parasysh jo vetëm çka themi ne për të informuar publikun dhe ata që dëshirojnë të investojnë kursimet e të tyre në tokën e të parëve dhe në rindërtimin e shtëpisë së gjyshërve mes maleve, por nuk është kjo përmbajtja e këtij shënimi, por është ajo që i shtohet Paketës së Maleve, si një projekt i quajtur Porta e Alpeve, që përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë me një investim masiv prej 100 milionë eurosh i bashkëfinancuar me Bankën Europiane të Investimeve për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, me fokus turizmin malor. Është një projekt që synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën, dhe pjesën tjetër të vendit padyshim, duke krijuar aksese të lehta dhe të qëndrueshme, përfshihet përimirësimi i infrastrukturës rrugore, transportit, investim në ujësjellës, menaxhim në ujëra të zeza, ndërhyrje në zhvillimin urban dhe restaurim të asaj trashëgimie të vyer historike që ka edhe në zonën e veriut, në ndërkohë që patjetër s’mund të ishte jashtë projektit, kujdesi për të garantuar ato pjesë të mrekullueshme të natyrës që duhet të mbeten të paprekura. Projekti ka një shtrirje gjithëterritoriale, dhe ka gjithë potencialin për t’i dhënë një nxitje ekstra turizmit dhe ekonomisë në Veriun e vendit”, tha Rama.

Next Post
Rama: Diaspora nuk është më histori largimi, por forcë e shtuar e zhvillimit të Shqipërisë

Rama: Diaspora nuk është më histori largimi, por forcë e shtuar e zhvillimit të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In