I pyetur për largimin e ministrave nga kabineti, kryeministri Rama dha të njëjtin arsyetim teksa theksoi se katër emrat janë të ngarkuar me fushatën elektorale si koordinatorë qarku.
Rama tha se në listën e ministrave që kanë angazhime në fushatë janë edhe të tjerë, por për disa arsye të rëndësishme ata nuk u larguan nga qeveria.
Sipas Ramës në listë për t’u larguar kanë qenë edhe Ditmir Bushati e Lindita Nikolla. Kryeministri tha se ata nuk janë larguar pasi respektivisht kanë si obligim Samitin e NATO-s dhe Maturën Shtetërore.