• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E pazakontë në Pezë, mësuesja bashkë me burrin rrahin nxënësit në rrugë

by A R
21/03/2017 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup nxënësish të klasës së nëntë në shkollën “16 shtatori” në Peze të Madhe janë rrahur nga mësuesja Anila Çelmeta dhe bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur ditën e festës së verës, jashtë ambjenteve të shkollës Nxënësit fillimisht nuk u kanë treguar  familjarëve për këtë ngarje. Ata kanë vendosur të flasin me prindërit vetëm një ditë më pas , ku mësuesja ju ka bërë “presion” psikologjik në ambientet e shkollës.

Prindërit  pasi janë informuar rreth situatës e kanë denoncuar mësuesen dhe bashkëshortin e saj në komisariatin e policisë në Kombinat dhe në emisionin Fiks Fare.

Fëmijët tregojnë para cameras së Fiks Fare  se kanë frikë nga “hakmarrja” e mësueses.

“Ditën e Verës ne dalim dhe festojmë siç e ka tradita. Atë natë kemi kaluar pranë lokalit të mësueses. Sa jemi larguar pas nesh ka ardhur kjo e fundit së bashku me bashkëshortin me makinë. Na prenë rrugën me makinë, ndaluan dhe filluan të na godisnin. Bashkëshorti i saj më kapi në fyt dhe filloi të më gjuante në fytyrë”, shprehet një nga nxënësit.

Disa të tjerë thonë se ka qenë mësuesia e cila i ka goditur me shpulla në fytyrë. Arsyeja, sipas tyre, ka qenë se disa fëmijë kanë qëlluar me vezë në ambientet e biznesit të saj.

Nxënësit tregojnë se pasi janë goditur, të nesërmen mësuesja u është drejtuar në shkollë me fjalë të rënda duke i bërë presion psikologjik.

“Unë u fsheha në kanal nga frika, por e pashë që kërciti shpulla” shprehet një tjetër nxënës. Disa nxënës të tjerë shprehen : Na goditi dhe të nesërmen na tha që do ja u rregulloj unë vitin që vjen kur të bëjmë mësim së bashku”. Frika e këtyre nxënësve është “hakmarrja” dhe nga kjo ata pohojnë se duan të largohen nga shkolla.

Sëbashku me ata të shqetësuar për këtë ngjarje janë edhe prindërit.

“Fillmisht djali nuk më tregoi, por më pas e morëm vesh dhe na tha gjithçka. Si mund të godasësh fëmijën dhe mbi të gjitha t’i bësh presion ditën e nesërme në shkollë ?! Është e patolerueshme” shprehet një nga prindërit. Ndërsa një tjetër thotë se tashmë ankesa ka vajtur në polici dhe në drejtorinë e shkollës. Prindërit një zëri thonë se nuk duan ta falin këtë incident të rëndë. “Djalin tim e ka dhunuar madje në shtëpi i ra gjak nga hundët . Ne e kemi denoncuar nuk është normale kjo gjë” pohon i revoltuar një prind. U interesuam në drejtorinë e shkollës nëse ishte në djeni të situatës përsa i përket “kërcënimit” që mësuesja u ka bërë nxënësve në ambjentet e shkollës.

Drejtorsha e shkollës, Afërdita Belba tha se ishte në dijeni të situates, por ajo u shpreh për Fiksin se nxënësit duhet ta çojnë në drejtori ankesën me shkrim.

Drejtoresha e shkollës do të ngrejë komisionin etik, I cilimë pas do të vendosë nëse dueht të kalojë cështja në komisionin disiplinor për të shqyrtuar situatën.

“Nxënësit më thanë se  mësuesja ju ka thënë do ua rregulloj unë ju vitin që vjen. Une kërkova që nxënësit ta bëjne me shkrim këtë ankesë . Do të mbledh komisionin të shqyrtojmë këtë situatë. Përsa i përket dhunës që ka ndodhur jashtë shkollës do flasin institucionet e tjera .Vazhdimisht ne i çojmë formularë nxënësve për të bërë ankesa në lidhje me raportin e tyre me mësuesit, por ata hezitojnë. Kanë frikë” u shpreh drejtoresha Belba.

Next Post

Miqësorja Shqipëri- Bosnje, përcaktohen arbitrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In