• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama zbulon ‘deputetët kurajozë’ të PD-së për reformën

by Aalison Pearse Stevens
29/07/2016 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çdo hap që do të hidhet për miratimin e shtatë ligjeve, që do të shoqërojë ndryshimet kushtetuese, do të jetë një betejë. Në fjalën e tij gjatë takimit të organizuar për miratimin e Reformës në Drejtësi në Pallatin e Brigadave, kreu i qeverisë nënvizoi tre faktorë si më të rëndësishmit në kalimin me unanimitet të reformës.

“Së pari, presioni i vullnetit popullor, që u mishërua natyrshëm qysh në krye të procesit, në bashkëpunimin e shumicës qeverisëse me aleatët strategjikë të Shqipërisë. Së dyti, presioni i pazakonshëm i aleatëve strategjikë mbi bllokun kundër reformës, që arriti një kulmim vendimtar në fund të procesit. Së treti, presioni që krijoi brenda atij blloku, kurajë e disa deputetëve, që garantuan shumicën kushtetuese për votimin e reformës. Reformën kushtetuese, e cila në fund u votua nga 100% të deputetëve të Kuvendit, falë 3 faktorëve themelorë”, sqaroi Rama.

Sipas kreut të qeverisë, rruga e një reforme kaq radikale, nuk do të jetë aspak e lehtë pas kalimit të ndryshimeve kushtetuese, por me rëndësi, sipas tij, është që në fund të këtij procesi të jenë shqiptarët ata që do të fitojnë dhe jo klasa politike. “Dua të ndaj me të gjithë një bindje që rruga e kësaj reforme kaq radikale, nuk është më e lehtë tani që kaloi reforma kushtetuese, por do të jetë e vështirë në çdo hap, qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën tani, qoftë me zbatimin e tyre që është një histori krejt më vete dhe me dhjetëra ligjet e tjera, që janë në planin e punës kolosale për këtë reformë. Çdo hap do të jetë një betejë. Jo se dua të ushqej një polemikë të sajuar për të mbuluar diellin me shoshë, as se më intereson dueli për fronin e fitimtarëve, sepse modestisht besoj që këtu ka fituar Shqipëria; Shqipëria është shumë më e madhe se cilido prej nesh dhe të gjithë ne të marrë së bashku”, theksoi Rama.

Kryeministri u ka kërkuar ndjesë ekspertëve të nivelit të lartë për etiketimet që u janë vendosur gjatë procesit të reformës, ndërkohë që ka vlerësuar maksimalisht kontributin e SHBA­ve dhe BE­së, duke i cilësuar si engjëjt mbrojtës të reformës, shkruan Panorama.

“Ju kërkoj ndjesë për sulmet e vazhdueshme të barbarisë politike ndaj tyre. Ju shpreh mirënjohjen time më të thellë që e çuan punën e tyre deri në fund, me përkushtim të madh, profesionalizëm të lartë dhe integritet të padiskutueshëm. Por, e vërteta është se, as ekspertët e nivelit të lartë, as niveli i lartë i këshillimit të Komisionit të Venecias, nuk do ta kishin nxjerrë dot në bregun e Europës së Bashkuar anijen e Reformës kushtetuese për Drejtësinë, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian s’do të kishin bërë si asnjëherë më parë në 25 vjet mbështetje për Shqipërinë, engjëllin mbrojtës të reformës përballë dallgëve mbytëse të interesave të sistemit të korruptuar të Drejtësisë”, u shpreh Rama.

ma.me

Next Post

Ja si kanë qenë në fëmijëri personazhet e ekranit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Berisha: Rama drejt greminës politike, vjeshta vjen me protesta të shumta

August 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Gusht 2026

August 12, 2026
Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

August 12, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

August 12, 2026
Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

August 12, 2026
Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

August 12, 2026
Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

August 12, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Përleshja në qelitë e Fierit, pezullohen nga detyra 8 punonjësit e burgut

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com