• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

by A R
26/03/2026 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot, 26 mars, në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, platforma e biznesit që bashkon investitorë, kompani dhe institucione vendase dhe ndërkombëtare, me mbi 1 mijë pjesëmarrës dhe më shumë se 400 takime të planifikuara.

Fillimisht foli ministrja e Ekonomisë dhe Invoacionit, Delina Ibrahimaj, duke deklaruar se investimet strategjike kanë prekur shifra rekord, është përmirësuar klima e biznesit, digjitalizimi është në nivel tjetër dhe ka një stabilitet të theksuar makro-ekonomik.

“Digjitalizimi, nga 15 shërbime online në 2013-ën, sot janë mbi 1 300 shërbime duke gjeneruar 620 mln kursime”, deklaroi ministrja.

Turizmi, pika qendrore e tranformimit ekonomik

Evidentoi arritjet në sektorin e turizmit dhe zhvillimit urban.

“Kishim rreth 12 milionë turistë vitin e shkuar, shifra maksimale që arritëm. Kemi një sërë projektesh të mëdha në energji”, shtoi Ibrahimaj.

Nga ana tjetër, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se Shqipëria qëndron si një destinacion për investime të qëndrueshme dhe fitimprurëse. “Kemi një bursë të energjisë terësisht funksionale”, theksoi ai, duke shtuar se është zhvilluar energjia e ripërtëritshme përmes ankandave transparente që kanë diversifikuar komunikimin në këtë fus

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, u shpreh se turizmi është pika qendrore e transformimit të ekonomisë shqiptare.

“Sot Shqipëria pret rreth 12.5 milionë vizitorë në vit, kjo kërkon investime serioze, të planifikuara dhe në përputhje me objektivat tona afatgjata të zhvillimit. Me cilësi në punësim, duke tërhequr interesin e diasporës sonë që të kthehet”, tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare e nisi fjalën e tij me një citim nga shkrimtari Moikom Zeqo, duke e vendosur theksin tek rëndësia e panaireve si ura që lidhin histori, kultura dhe mundësi.

“Panairet kanë qenë gjithmonë një mënyrë për të rrëfyer histori. Në zanafillë të viteve ’30 ishte koha prej nga nisi kjo lidhje, por u deshën 50 vjet që të kthehej sërish. Gjatë panairit të parë fare, Shqipëria donte të hidhte në tregun e  turizmit banjat termale dhe pak produkte ushqimore dhe tekstile.

Ja ku vijmë sot në një epokë ndryshe, në një gjeneratë sipërmarrjeje ndryshe. Gjëja më e mirë është që sot Shqipëria reflekton kohën e botës. Është një vend që të gjithë duhet ta shohin, gati të ndërtojmë ekosisteme që përshtaten me nevojat e sipërmarrësve. Match Maker nisi si histori suksesi, sot është më e lehtë që njerëzit të vijnë në Shqipëri”, tha numri një i kabinetit.

Prodhimet shqiptare në tryezat e më shumë se 100 vendeve në botë

Ai u ndal edhe tek transformimi i turizmit dhe zhvillimi urban, duke theksuar se Shqipëria nuk është më thjesht një destinacion sezonal. Ai u shpreh se vendi ka kaluar nga një model turizmi aventure, i përqendruar në një apo dy muaj në vit, në një realitet krejtësisht të ri.

Sipas tij, Shqipëria tashmë mirëpret si turistët individualë që kërkojnë natyrën dhe aventurën në male, ashtu edhe grupet e mëdha turistike.

Objektivi, theksoi ai, është i qartë: promovimi i një turizmi me profil dhe cilësi më të lartë!

Duke folur për ekonominë, Rama nënvizoi se prodhimet shqiptare tashmë kanë depërtuar në tregjet ndërkombëtare, duke mbërritur në tryezat e mbi 100 vendeve në botë. Ai e konsideroi plotësisht të arritshëm synimin për të çuar eksportet në 1 miliard euro.

Sa i përket energjisë, kryeministri theksoi ambicien që deri në fund të dekadës Shqipëria të arrijë sovranitet të plotë energjetik, duke siguruar në mënyrë të qëndrueshme dhe të pavarur furnizimin e saj me energji.

Një vend me 1.6 miliardë investime të huaja direkte në vit, tha kreu i qeverisë, është ai që po e lë pas korrupsionin dhe krimin e organizuar. Për ata që hedhin ‘baltë’ mbi imazhin e Shqipërisë, u tha:

Shihni veten, ne të bëjmë punën tonë dhe të bëhemi më të mirë!

Next Post
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In