Kreu i Qeverisë është parë bashkë me drejtoreshën e Tatimeve, Briseida Shehaj dhe tre ministra në qytetin e Lezhës.
Mësohet se Rama i shoqëruar nga Shehaj, Cani, Kodheli dhe Nikolla kanë inspektuar bizneset në kuadër të luftës ndaj informalitetit.
Kryeministri mësohet se pas inspektimit të papritur, do të zhvillojë edhe një takim me tatimorët e këtij qyteti.









