• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Votimi elektronik i pamundur, Basha: Ok Vetingut me qeveri teknike

by Java News
23/02/2017 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama dhe lideri i opozitës Basha kanë folur në distancë, njëri nga aula e kuvendit  dhe tjetri nga “parlamenti” në bulevardin e kryeqytetit. Në fjalën e tij të gjatë kryeministri i është referuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ekonomia e deri tek kërkesa e opozitës për të kryer votimin elektronik, që sipas Ramës është një mision i pamunduar në kaq pak kohë. Kryeministri i ka cilësuar si përçartës që përgjigjen do ta marrin pikërisht në datën e zgjedhjeve.

“Flasin me një përçartje ku nuk kanë asnjë raport me të vërtetën, por vetëm një synim, të tërheqin për hunde sa më shumë njerëz të varfër e të dëshpëruar me gënjeshtra pas gënjeshtrash, si hiena që jetojnë me kërma… Sa më shumë ti fyeni njerëzit që blihen me kanabis, aq më keq do të ndiheni në 18 qershor.”-tha Rama.

Nga ana tjetër, Basha ka deklaruar se PD është e gatshme të votojë dhe të çojë përpara Reformën në Drejtësi, por vetëm sipas votës historike të 22 korrikut.

“T’i hapim rrugë qeverisë teknike, të ndryshojme së bashku shtatë ligjet që i bënë përshesh dhe ne do na kenë aty”, ishin kushtet e Bashës.

Sipas Bashës, PD do të votojë Vetingun nëse ndryshohen 7 ligjet e Reformës në Drejtësi sipas parashikimeve kushtetuese dhe propozimit të ndërkombëtarëve.

“PD do ta votoje dhe çojë përpara reformën në drejtësi, por vetëm sipas votës historike të 22 korrikut. T’i hapim rruge qeverise teknike, të ndryshojme së bashku shtatë ligjet që i bënë përshesh dhe ne do na kenë aty”.  Më pas Basha u ka bërë ftesë deputetëve në parlament të vijnë në Kuvendin e ri, atë të Çadrës. “Ftojmë deputet

Rama thumbon Blushin: Të propozoj dy gjëagjëza. Dallimet me protestën tonë të 2011 dhe asaj të PD.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë në parlament ku ka mbrojtur arritjet e qeverisë në sektorin e ekonomisë si dhe ka thumbuar Ben Blushin, i cili vuri shenjën e barazimit mes protestës së PS-së në 2011 dhe asaj të PS-së sot.

“Pse krahasimi me 3 ligjet është idiot. Me 3 ligje apo pa 3 ligje, Sgqipëria nuk e merrte statusin. Ne i kishim 3 ligjet e votuara në 2013, do e kishim marrë. Vettingu është kushti i vetëm për të hapur negociatat. Kam një lajm për ju, komisioni europian ka filluar me ne procesin teknik pas hapjes së negociatave për të fituar kohë. Pra qeveria shqiptare, do të punojë së bashku për të kaluar kapitujt 23 dhe 24. Komisioni Europian e ka thënë copë. Dhe jo mbarjeni. Kanë thënë, filloni Vettingun. Po merrem me thelbin. Pa reformën në drejtësi që fillon me vettingun dhe pa, ska mundësi që të kemi reformën e premtuar… pa to nuk ka ekonomi, nuk ka punësim,. Nuk ka mirëqënie, për arsyen e thjeshtë, se ato armikun më të madh kanë mungesën e drejtësisë. Si mund të përmirësohen standartet e zgjedhjeve. Si mund të krahasohemi ne me këta. Kjo  është hipokrite. Ne kërkonim tavolinë vetëm për të hetuar.”-tha Rama.

Fjalën Rama e mori fill pas debateve mes Ben Blushit e Erion Braçes në lidhje me konçensionet, ARMO-n dhe protestën e PD-së. Në fjalën e tij Rama dha dy shembuj, njërin për investime e huaja në vend, dhe tjetrin për kompaninë OSHEE.

Sipas kryeministrit investimet e huaja të vjelura nga qeverisja e majtë janë shumë më të larta se ato të bëra në kohën e PD. Madje, sipas Ramës, investimet e huaja domosdo kanë lidhje me reformën dhe vettingun. Për të shpjeguar korelacionin Rama iu referua një rasti kur gjykata i dha një pale denoncuese nga 50 hekratë tokë që ata kërkonin, në 500 hektarë. Pikërisht në këtë tokë do të kryhej një investim i huaj.

Në lidhje me kompaninë OSHEE, Rama u shpreh se tashmë ajo është e aftë të falë 155 mln dollarë borxhe tatimpaguesve, një shumë që dikur dilte nga buxheti i shtetit për të mbuluar gropën e vjedhjeve. Pas shpjegimit të këtyre rasteve, Rama ka thënë fjalinë se të dyja këto raste nuk janë gjëagjëza, duke ironizuar gjëagjëzën që Blushi i tha Braçes.

“As më shkon mendja të përpiqem që tu them se nuk kanë të drejtë… tu them se ja ku janë rezultate e ja ku janë dallimet, që në fakt nuk më vlejnë mua, por të gjithëve për të kuptuar se pas 20 e kusur vitesh, meiluziionin e shkopit magjik, më në fund po bëhet puna e duhur për të siguruar një të ardhme me shtet. Një shtet që nuk di ku i ka njerëzit e vet. Ku për herë të parë po bëhet regjistrimi i popullsisë?! Të votojnë emigrantët? Po pse nuk e mori njeri përsipër që ta bënte në 25 vjet?

Nëse vazhdojmë më tutje… borxzhi publik. Si mund të vijohet të thuhet u rrit borxhi u rrit borxhi, gënje gënje deri sa të bëhet e vërtetë… por borxhi në 2016, pas 6 vjetësh Shqipëreia u rikthye në një trend normal dhe vuri nën kontroll borxhin publik. Pastaj ka dhe një të dhënë tjetër, në 100 lekë të marra borxh, investoheshin vetëm 141 lekë, ndërsa me ne investohen 194 lekë. Unë e di që njerëzit nuk hanë statistika, nuk i veshin fëmijët me raporte ndërkombëtare, nuk i kurojnë njërëzit me të dhëna nga instati apo fmn-ja. Duke ju referuar shifrave i referohemi një burimi të vërtetueshëm dhe konkret. Nuk bëjmë gjëagjëza.

Kapitulli i ekonomisë në progras raportin e vitit të kaluar është absolutisht më i miri, qëkur është shkruajtur ky progres që nga hera e parë.

Në qershor është pranverë dhe do të jetë pranverë. I keni dëfgjuar seas herë e paraqesin Maqedonia maqedonia… tani maqedonia ka një bilanc të admirueshëm dhe ka ngritur një model për tu marrë shembull, por në klasifikimin e investimeve të huaja, Shqipëria është e dyta, Maqedonia më pas. Se thonë kanë ikur investitorët e huaj. Jemi vendi i dytë në rajon, i pari është Mali i Zi, por ata kanë një avantazh që lidhet me vettingun. Ne kemi prej 2 vitesh, sapo i mësuam me idenë investitorët se mund të investojnë… kemi disa kompani të mëdha dhe pse vështirësohet hapi final për të filluar investimin. Tek lesh e lija e pronës! Një rast… vjen një investitor, prona figuron shtetërore, ai kërkon të ndërtojë një marin me resort. Fillojnë procedurat. Punojmë 1 vit për gjithë dokumentacionin dhe në momentin kur bëjmë hgapin e fundit na shfaqet një vendim gjykate në atë zonë, i freskët. Një nga vendimet më spektakolare. Pse? Pretenduesi, pasardhësit e një familje të lashtë shkojnë në gjykatë dhe kërkojnë 50 hektarë. Gjykata i jep 500 hektare! Keni parë në ndonjë vend që gjykata të japë me zorr 10 fishin e asaj që ti kërkon?

Pra kjo faze nuk është shaka, as gjëagjëzë, por një fazë shumë serioze për të vendosur themelet, për të bërë shtet.

Kam dëgjuar vazhdimisht që reforma në energji ka dështuar. Unë po ju them vetëm kaq, që vetëm këtë vit, kompania është në gjëndje t’ju falë 155 mln dollarë kontribuesve që kanë detyrime, sepse kompania nuk ka nevojë më për paratë e buxhetit për të ndezur dritat në shtëpitë tona. Dhe kjo shumë, është e barabartë me shumë që dilte cdo vit nga buxheti për të mbushur gropën që vinte nga vjedhjet. Tani si është kjo punë, më mirë apo më keq? Kjo është gjëagjëza që propozoj.”-tha Rama

Next Post
Masakra e Çoles në Vlorë/ Aleksandër Llanaj dënohet me burgim të përjetshëm

Masakra e Çoles në Vlorë/ Aleksandër Llanaj dënohet me burgim të përjetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh!

“Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh!

April 27, 2026
Skemat që po zbrazin llogaritë, mashtrimet online në rritje, bankat apel për kujdes ndaj “ofertave’

Skemat që po zbrazin llogaritë, mashtrimet online në rritje, bankat apel për kujdes ndaj “ofertave’

April 27, 2026
Goditi punonjësin e sigurisë në derbi, arrestohet 23-vjeçari tifoz i Tiranës

Goditi punonjësin e sigurisë në derbi, arrestohet 23-vjeçari tifoz i Tiranës

April 27, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Dosja “Buka”, dëshmitari tregon në gjyq lidhjet me Arben Ahmetajn

April 27, 2026
“Veliaj paguan avokatë të huaj”, zbardhet audio e akuzave të Dumanit dhe Dados para GJKKO

“GJKKO është si hotel me 5 yje…”, mediat: Përplasje mes Dados dhe gjykatës në seancën ndaj Veliajt

April 27, 2026
Aleancë e fshehtë ushtarake? “Kupola e Hekurt” e Izraelit në Emirate

Aleancë e fshehtë ushtarake? “Kupola e Hekurt” e Izraelit në Emirate

April 27, 2026
Morën hakun e babait? Këta janë kushërinjtë Mëhillaj që kërkohen për vrasjen e çiftit Mujeci

Morën hakun e babait? Këta janë kushërinjtë Mëhillaj që kërkohen për vrasjen e çiftit Mujeci

April 27, 2026
Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi: Tani nis beteja ligjore. Cakrani: Procesi të jetë i hapur

Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi: Tani nis beteja ligjore. Cakrani: Procesi të jetë i hapur

April 27, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 28 Prill 2026

April 27, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Rrethi i ngushtë i Orbanit po zhvendos pasurinë dhe po kërkon viza amerikane

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In