Rama viziton xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut në Kajro: “Ishte shqiptar dhe themeloi Egjiptin e ri”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kajro, Egjipt, në një vizitë zyrtare. Gjatë ditës së sotme ai ka vizituar xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut, shqiptari që admirohet sot e gjjthë ditën si babai i shtetit modern egjiptian.

Gjatë vizitës ai u shoqërua nga kabineti qeveritar dhe nga homologu i tij Moustafa Madbouly.

“Njihet si fortesa e Muhamed Aliut. Ai ishte shqiptar dhe  e konsiderojmë themeluesin e Egjiptit të ri. Xhamia është ndërtuar në kujtim të Osman Pashës, djalit të tij. Xhamia është me të njëjtin stil me atë të xhamive otomane. Arkitetkti i kësaj xhamie është nga Stambolli. Ky ndërtim është një shkëmbim influencash nga Turqia në kohën otomane. Xhamia është një pikë reference e Kajros. Kemi deri në 5 mijë tursitë në ditë”- tha kryeministri egjiptian.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com