Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Poloni nga homologia e tij Beata Szydlo.
Ceremonia e mbajtur në një mot të ftohtë dhe me erë është postuar nga Rama në Facebook-un e tij.
Gjatë ceremonisë janë luajtur dy himnet kombëtare, ai i Shqipërisë dhe i Polonisë. Më pas dy kryeministrat kanë nderuar forcat ushtarake dhe kanë takuar delegacionet dypalëshe. /b.d