• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama viziton hemodializën në Vlorë: Familjet nuk do të torturohen më

by Java News
16/06/2016 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, shërbimi i hemodializës, jetik për këdo që e kanë të nevojshme atë, kryhet edhe në Vlorë. Deri më sot, për të kryer hemodializën, pacientët duhet të udhëtonin tre herë në javë drejt Tiranës, të shoqëruar nga familjarë, për të kryer në spitalin ”Nënë Tereza” ose në Fier, seancat që zgjasin deri në 4 orë dhe me tre turne. Tashmë ky shërbim për Vlorën ofrohet në spitalit rajonal ku është ngritur Qendra e re e Hemodializës.

Qendrën e re të Hemodializës e vizitoi Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli  dhe deputetë te zones. Kryeministri u takua me pacientë që ndërkohë ishin duke kryer dializën. Hapjen e Qendrën, ata e quajtën shërbim në derë të shtëpisë. Në Tiranë, shumë prej tyre, për shkak të kërkesave të larta, u duhej ta kryenin atë në turn të tretë.Hemodializa Vlore 1

“Kjo është prova e prekshme e të vërtetë, që ajo që bota e bën rregullisht dhe e bën rutinë sot, partneritetin publik-privat në shërbimin shëndetësor dhe që këtu është kriminalizuar, sikur po bëhet një hata e madhe, faktikisht rezultatet ja ku janë. Në atë lloj sistemi paguheshin nga shteti 90 euro dhe merrej një shërbim mizerabël. Në këtë skemë, shteti paguan vetëm 80 euro dhe merr shërbim që është standarde europiane, të certifikuar si kudo. Është shumë rëndësishme që të gjithë ata që bëjnë hemiodializë të shpëtojnë, siç shpëtuan këta në Vlorë, ata në Korçë, ata në Shkodër dhe ata në Lezhë e me radhë, sipas kontratës. Të vijë ky shërbim dhe të mbarojë kjo torturë për qindra e qindra familje që shohin makthe. Plus janë detyruar që shpeshherë ta bëjnë turni i tretë,” u shpreh Kryeministri.

“Kjo Qendër është ndër 5 qendrat që hapen në vend gjatë këtij viti, çka do të ulë ndjeshëm edhe shpenzimet e transportit që paguheshin nga spitali për këta pacientë. Sipas ministrit Beqaj, pacientët e hemodializës do t’i marrin në vend edhe ilaçet. “Shkurtim kohe për pacientin e familjarët. Nuk shpenzojmë më për transportin. Spitali paguante 3 herë në javë për çdo transport dhe shkonte në vit, 600-700 euro për çdo pacient. Edhe shpërndarja e barnave me listën e re të rimbursimit do t’i marrin këtu dhe nuk ka më nevojë të vijnë në Tiranë. Është e para në 5 pikat që do hapim këtë vit sipas kontratës,”  nënvizoi ministri Beqaj. Hemodializa Vlore 3”Kur morën vesh se do hapje kjo këtu, na ke gëzuar e shtuar jetën. Aq kemi qenë nga rruga, pasi shkonin tre herë në javë në Fier,” u shpreh një paciente.

“Pas shumë torturash jua dimë për faleminderit gjithë stafit që ka punuar, që na sollët në shtëpinë tonë më në fund dhe nuk na latë të bridhnim nga një qytet në një tjetër. Tre herë në javë nga 4 orë. Në Tiranë dhe në Durrës e kam pasur turn i tretë,” u shpreh një tjetër, që prej dy vitesh shoqëronte bashkëshortin për kryerjen e hemodializës.

“Në Tiranë u shtrova në spital dhe bëja dhe dializën. Që andej më sollën në Fier, 5-6 muaj. Sot e kam për herë të parë në Vlorë” ; “Nga Vlora shkoja tre herë në javë. Ikja e vija me makinë, me një pjesëtar të familjes”; “Ta dimë për nder, që e mbajte llafin, që na rregullove. Rrofsh me gjithë shpirt ta them,” ishin përjetimet e të tjerë pacientëve.

Hapja e Qendrës së Hemodializës në Vlorë është kryer falë partneritetit të suksesshëm publik-privat. Kostoja e këtij shërbimi që përfitohet falas nga pacientët është më e ulët se ajo që kryhej deri dje.
Hemodializa Vlore 2Kjo Qendër i vjen në ndihmë edhe të gjithë atyre pushuesve që e kanë të dosmodoshme këtë shërbim, të cilin mund ta kryejnë edhe gjatë periudhës së pushimeve të sezonit veror.

Next Post

Fatos Nano në Francë Shqipëri... së bashku me Bashkim Finon (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

October 30, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

October 30, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2027 pas konsultimeve me partitë, do votohet më 9 maj!

October 30, 2026
“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

October 30, 2026
Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

October 30, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

October 30, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

October 30, 2026
Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

October 30, 2026
“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In