• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Veliaj dha më pak leje ndërtimi se Basha, por arkëtoi 5 herë më shumë lekë nga ndërtuesit

by Java News
30/07/2019 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rama: Veliaj dha më pak leje ndërtimi se Basha, por arkëtoi 5 herë më shumë lekë nga ndërtuesit

Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj ndonëse ka dhënë më pak leje ndërtimi në 4 vite se sa Lulzim Basha kur ishte kryetar i kësaj bashkie, ka arkëtuar plotë 5 herë më shumë të ardhura nga taksa e ndërtimit. Kryeministri Edi Rama duke folur në mbledhjen e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës tha se Bashkia e Tiranën nën drejtimin e Veliajt ka performuar shumë herë më mirë sesa bashkia e drejtuar nga kreu actual i opozitës, si në aspektin e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit ashtu edhe në mbledhjen e të ardhurave nga taksa e ndërtimit që paguajnë ndërtuesit.

“Më lejoni ta filloj nga të ashtuquajturit oligarkë, njerëzit e pasur të këtij vendi, disa emra syresh që përtypen dhe ripërtypen si tagjia e gojës së dëshpëruar të opozitës sonë kryesore, në përpjekjen e saj të pandërprerë që shpif e shpif e diçka do mbetet. Rëndom, ndërtimtaria është tabela e preferuar e baltëqitjes së tyre, ku sipas avazit të vjetër, çdo leje ndërtimi është një aferë dhe çdo kullë që ndërtohet është një skëterrë. Sa i paguanin të ashtuquajturit oligarkë, arkës së kryeqytetit deri dje, për një leje ndërtimi? 4% të çmimit të shitjes. Po sot? 8% të çmimit të shitjes. Pra kemi dyfishuar taksën ndaj atyre që përflitemi se u shërbejmë. Po sa ka kontribuar taksa e ndërtimit në buxhetin dhe në zhvillimin e kryeqytetit në kohën kur baltëqitësit e sotëm ishin administratorët e djeshëm të Tiranës? Shifra është interesante. Në vitin 2014 Lulzim Basha firmosi lejen për 680 mijë metra katrorë ndërtim dhe bashkia arkëtoi 11 milionë euro nga taksa e ndërtimit. Ndërsa pas largimit të tyre nga drejtimi i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj firmosiNga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në vitin 2018, Erion Veliaj firmosi leje për 550 mijë metra katrorë dhe Bashkia arkëtoi 52 milionë euro. Pra me 130 mijë metra katrorë më pak leje ndërtimi, kjo Bashki në një vit arkëtoi 5-fishin e taksave nga ndërtuesit, 5 herë më shumë se sa ajo e vjetra që natën e kalonte me shenjtanin dhe ditën gërhiste, duke bërë duvanë kaurit”, tha Rama.

Gjithashtu ai solli në vëmendje edhe politikat sociale të ndjekura nga bashkia gjatë këtyre 4 viteve të fundit të cilat sipas tij janë shumë herë më të prekshme nga qytetarët se sa gjatë kohës që këtë bashki e drejtonte Basha.

“Duke taksuar më shumë të pasurit në 4-vjeçarin tonë, janë dhënë 1000 kredi të buta për strehim, krahasuar me 0 kredi të buta, me 4-vjeçarin e baltëqitësve të sotëm. 830 bonuse qiraje, krahasuar me vetëm 89, pra 10 herë më shumë sesa në 4-vjecacarin e tyre. 120 banesa për komunitetin rom, krahasuar me 0 në 4-vjeçarin e tyre. Këto te kategoria e lidhur me banimin, por rritja e pakrahasueshme me kohën e tyre e volumit të investimeve në Tiranë në 4-vjeçarin e fundit, përveç se me mbështetjen serioze që qeveria i ka dhënë punëve të kryeqytetit, lidhet sigurisht edhe me taksimin e rritur për ata që kanë më shumë, si edhe padyshim me administrimin më të mirë të taksave të kryeqytetit në tërësi. Shifrat flasin vetë, faktet flasin vetë”, shtoi Rama./l.m

Next Post
Erion Veliaj betohet për mandatin e dytë: Kam rënë në dashuri me Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj betohet për mandatin e dytë: Kam rënë në dashuri me Bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com