• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, Vasili, Basha, karamelet Zana dhe një lojë me kungulleshka

by Lorenc Vangjeli
02/06/2017 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Dikur e luanin fëmijët, por tani është moda e të rriturve. “Kam një kungulleshkë dhe e ndaj në dy pjesë. Pse dy? Po sa? Tre! Pse tre? E kështu me rradhë”. Tre, katër, pesë, pastaj sërish dy, tre… Një qark i pambarimtë deri në momentin kur fëmijët e djeshëm – sot të rritur – lodheshin dhe e ndërprisnin vetë atë. Ishte një lojë që nuk kushtonte asgjë. Luhej kudo. Nuk humbiste askush. Dhe zgjaste sa një grusht karamelesh Zana në gojë që nuk shkrinin për qamet. Kungulleshka e djeshme, e ëmbël si karamele e premtuar, sot quhet “tepsi”.

Fëmijët e sotëm, brezi i IPad-ve, IPhone-ve dhe dixhitalizimit total, nuk e kuptojnë dot këtë lojë të harruar. Nuk e kuptojnë dot as ata adoleshentë që janë votues për herë të parë në këto zgjedhje. Me shumë gjasa janë shumë larg nga arsyet se pse të rriturit kanë nisur të luajnë sërish lojën e fëmijërisë së tyre, të kushtëzuar fort nga komunizmi i dikurshëm si sjellje, si mendësi dhe si mënyrë e vetme jetese dhe që për reaksion, kolektivitetin e detyruar të dikurshëm, duan ta zëvendësojnë me çdo kusht në individualitet ekstrem. Si të vetmet ofertë.

Dikur mjaftonte vetëm pak fantazi për ta shndërruar një stol parku në lokomotivë që bënte çaf-çuf dhe veten në makinist. Sot fantazi mund të quhen dhe parashikimet serioze dhe premtimet edhe më serioze që bëhen pothuaj pa qeshur fare.

Secila nga tre partitë e mëdha mendon se do të dalë forcë e parë. Secila nga to gjykon se mund të qeverisë e vetme me 71 deputetë. Nëse ato e kanë seriozisht, dhe pa partitë e tjera më të vogla në garë, parlamenti i ardhshëm i bie të ketë minimumi 213 deputetë. Por nuk është ky problemi. Halli i madh në këtë vend ka nisur të përvijohet tek lehtësia me të cilën po ëndërrohet qeverisja në vetmi. Që partitë, së paku në retorikë dhe në përpjekje për t’i bërë palestër shpresave të militantëve, duke nisur nga PS-ja e duke vazhduar me LSI-në e PD-në, premtojnë të qeverisin vetëm.

Domethënë, një gjysëm dhe një çikë më shumë se gjysma, përballë gjysmës tjetër me një çikë më pak.

Domethënë, 71 përballë 69 deputetëve.

Mjafton vetëm ballafaqimi i këtyre shifrave që premtojnë krerët e partive, për të kuptuar se në thelb se kjo lloj ëndrre politike do të ishte realisht ankthi i mosqevrisjes së vendit për aq kohë sa do të ishin  këto shifra në lojë.

Kushtetuta e Shqipërisë, ajo që premtonte nisjes e të ardhmes 20 vjet më parë, e qepur dhe arnuar ngjyra-ngjyra në më shumë se 20 vende që atëherë, ka megjithatë një frymë tjetër. Të “importuar” nga thelbi i vetë sistemit. Atë të tërheqjes së një konsensusi sa më të madh të mundshëm aty ku është e mundur. Dikur Kushtetuta, majde edhe i detyronte palët, si në rastin e zgjedhjes së presidentit, që ose të gjenin konsensus, ose të iknin në shtëpi dhe ta nisnin lojën me zgjedhje nga e para. Ose në rastet e kodeve dhe ligjeve të tjera të rëndësishme, raste të mjaftueshme që dëshmojnë se 71 vota në parlament janë minimumi i mjaftueshëm për të qeverisur, por jo për të bërë qeverisjen e duhur. Fiks ashtu siç thoshte dikur kryeministri Edi Rama, kur ndante taktikën nga strategjia. Dëshirën nga detyra. Shpresën nga realiteti.

Ka një detaj që përfshin palët dhe një skenar që është i detyruar të ngjasë. Pavarësisht replikave të hidhura dhe ironike me një timon a dy timonë, me timon në krah të majtë si gjithë Evropa a timon në krah të djathtë si Britania e Madhe, si në Evropë e gjetkë, pushteti më i fortë nuk është pushteti i përqëndruar, por ai i ekuilibruar.

Eshtë pushteti që ndahet.

Eshtë pushteti që kontrollohet dhe ekuilibrohet.

Çfarë duket se është e lehtë kur ka vetëm një qendër vendimmarëse, që kushtëzon fjala vjen që nga projekti i një rruge dhe deri tek zgjedhja e kulturave që duhet të mbjellë çdo fermer, nga shpërndarja e buxhetit e deri tek ngjyra e fasadës së një pallati, pra, çfarë duket e lehtë për t’u bërë nga vullneti i një individ të vetëm, është në fakt vepra më e vështirë e mundshme. Nuk dihet sa zgjat, por me siguri përmbyset. Vetëtin në fillim, por djeg gjithçka në vijim. Shndrit, por nuk ngroh.

Të rriturit e sotëm, ai grusht shumë i vogël njerëzish në Tiranë që kushtëzojnë fatet e gjithë të rriturve dhe fëmijëve të këtij vendi, e dinë që ky premtim është një karamele fushate. Si karamelet e famshme Zana të kohës së komunizmit që mezi shkrinin në gojë. Pa asnjë dyshim kjo karamele elektorale do të shkrihet që në ngrysje të datës 25 qershor dhe në gdhirjen e ditës tjetër. Duke ëmbëlsuar ca dhe duke hidhëruar pafund të tjerë.

Next Post
Kandidati i PD: Meta po shkel Kushtetutën, ta shkarkojmë para se të betohet

Kandidati i PD: Meta po shkel Kushtetutën, ta shkarkojmë para se të betohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

March 27, 2026
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

March 27, 2026
A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

March 27, 2026
Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

March 27, 2026
Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In