Kryeministri Edi Rama ka uruar për detyrën e tij trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare të Futbollit, Christian Pannuci.
Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Rama vlerësoi figurën e ish-mbrojtës italian, ndërsa shtoi se ai është lideri i ri në stol. Mes të tjerash kreu i qeverisë tha se Pannuci do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit.
“Benvenuto Mister✌️🌹Le të urojmë që traineri i ri i kuqezinjve, Christian Pannuci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit🙏#FORCASHQIPËRIA⚽️🇦🇱”, citohet në mesazhin e Ramës.
a.ç











