• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama uron shqiptarët: Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe, me dashuri dhe plot të qeshura

by Java News
31/12/2022 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka pasur urimin e tij për Vitin e ri. Ai e nis me një kërkim ndjese për momentet që mund të ketë gabuar, e ndërsa thekson se ai ka bërë aq sa ka mundur për t’iu gjendur pranë qytetarëve.

“Sonte nuk kam një mesazh tradicional, kjo është nata e familjes suaj, miqve e të afërmve tuaj dhe mua më keni pasur thuajse çdo ditë në shtëpi. Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar, nëse s’kam folur si duhet, nëse kam gabuar, shumë ndjesë!

Kam bërë si çdo vit gjithë sa kam mundur, por jo gjithçka kam dashur, të mundesha më shumë s’e kisha lënë pa bërë. Ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, të cilin inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Europën.

Kemi pasur sidoqoftë edhe ditë të mira – mes tyre edhe ditë historike, si finalja e parë europiane e futbollit në Shqipëri apo Samiti i parë i BE-së jashtë kufijve të Bashkimit Europian, pa harruar momentin kulmor të shumëpritur, çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Po me punët e me progresin e bërë gjatë këtij viti nuk po ju marr asnjë minutë nga mbrëmja e sotme.  Minutin tjetër do t’jua marr për t’ju lexuar një tekst të vjetër, që mua më mahnit gjithnjë dhe ndjehem sonte i privilegjuar ta ndaj me ju, nga Ekleziastët:

“Nën këtë qiell ka një kohë për gjithçka dhe ka një stinë për çdo veprim: Një kohë për të lindur e një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë e një  kohë për të shkulur, një kohë për të vrarë e një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur e një kohë për të ndërtuar, një kohë për të vajtuar e një kohë për të qeshur, një kohë për zi e një kohë për valle, një kohë për t’i hedhur e një kohë për t’i mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar e një kohë për t’u rezervuar në përqafime, një kohë për të këmbëngulur e një kohë për të hequr dorë, një kohë për të mbajtur e një kohë për të flakur, një kohë për të prishur e një kohë për të ndrequr, një kohë për të heshtur e një kohë për të folur, një kohë për të dashur e një kohë për të urryer, një kohë për luftë e një kohë për paqe”.

Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe, për dashuri e për plot të qeshura për ju, familjen dhe miqtë e të afërmit tuaj!

Zoti e bekoftë Shqipërinë! ”, tha Rama ndër të tjera./m.j

Next Post
Tentativë e dështuar vrasjeje natën e vitit të ri apo paralajmërim? I vihet për herë të dytë tritoli shtëpisë së Altin Lamçes në Lushnje! Shpëtojnë 5 anëtarët e familjes

Tentativë e dështuar vrasjeje natën e vitit të ri apo paralajmërim? I vihet për herë të dytë tritoli shtëpisë së Altin Lamçes në Lushnje! Shpëtojnë 5 anëtarët e familjes

Comments 1

  1. L.xh. says:
    4 years ago

    Uroj vitin e ri, të keni shendet dhe energji, për vehte dhe për këtë popull e këtë vënd.
    Përshëndes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

August 26, 2026
Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

August 26, 2026
Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

August 26, 2026
Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

August 26, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

Kur drejtësia nis para gjykatës

August 26, 2026
Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

August 26, 2026
Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e gazetares: Më ngritën kurth, organizatori ishte ish-këshilltari i kryeministrit

Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e gazetares: Më ngritën kurth, organizatori ishte ish-këshilltari i kryeministrit

August 26, 2026
EMRAT / Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

EMRAT / Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

August 26, 2026
RMV regjistron 50 raste, gjashtë të infektuar të rinj me ethet e Nilit Perëndimor, mes tyre rasti i parë në Kumanovë

RMV regjistron 50 raste, gjashtë të infektuar të rinj me ethet e Nilit Perëndimor, mes tyre rasti i parë në Kumanovë

August 26, 2026
Shqipëria në hartën e turizmit evropian, “The Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore për verë

Shqipëria në hartën e turizmit evropian, “The Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore për verë

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com