• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama uron për 85-vjetorin e lindjes Profesor Rexhep Qosen: Edhe 100, heroi i mendimit shqiptar

by Java News
26/06/2021 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesor Rexhep Qosja festoi 85-vjetorin e lindjes. Kryeministri Edi Rama ka uruar profesor Qosjen në Facebook ndërsa shkruan: “Përulësisht i uroj edhe 100 një heroi të mendimit shqiptar, Profesor Rexhep Qoses.”

Rama ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen profesorit me dokumentarin “Rexhep Qosja, Rilindasi i Fundit” të realizuar nga gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga kur Rexhep Qosja festoi 80-vjetorin e lindjes.

Në dokumentar kryeministri Rama është shprehur për Rexhep Qosjen:

“Njohja ime me Rexhep Qosjen është shumë e hershme, i përket kohës së librave të ndaluar. Në atë kohë unë isha në Liceun Artistik edhe përpiqeshim që të hapnim sa të mundeshim dritaren e mbyllur të passhtëpisë, sepse dritarja e hapur në të katra kanatet e shtëpisë ishte dritarja e propagandës së përditshme. Në atë kohë më ra në dorë libri “Anatomia e Kulturës” shkruar nga Rexhep Qosja. Libër i ardhur në Bibliotekën Kombëtare, por që kishte një qarkullim të kufizuar dhe nuk ishte një libër i konsumit të përgjithshëm. E kam lexuar disa herë atë libër, sepse në atë kohë tingëllonte si diçka tjetër nga daullet e estetikës marksiste-leniniste të kohës. Prej atij momenti e kam admiruar Rexhep Qosjen për faktin se solli një gjë të re në jetën time.

E kam admiruar gjithmonë Rexhep Qosjen për qartësinë mes atyre që thotë dhe atyre që mendon. Atë që mendon e thotë në një mënyrë shumë të respektueshme për nga forca dhe mënyra sesi e gdhend fjalën shqipe. Pa llogaritur faktin se përveçse një kontributor i shqipes si lëvrues, sqimatar i saj, është dhe një nga mbajtësit në këmbë dhe mbështetësit me gjithë zemër të gjuhës që kemi, gjuhë e cila kërcënohet sot nga gjysmë injorantë dhe gjysmë të ditur që nuk arrijnë dot të gjejnë paqe me gjysmën e tyre dhe kërkojnë të përgjysmojnë përsëri gjuhën tonë, që është një bashkim dygjysmash të pandashme dhe që parathotë atë që për Rexhep Qosjen ka qenë gjithmonë një opsesion, bashkimin kombëtar.”

g.kosovari
Next Post
Google planifikon të na paralajmërojë, para se të godasë një tërmet

Mal të Zi tronditet nga tërmeti 4.3 ballë/ Ja ku ishte epiqendra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com