Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi ka bërë urimin e tij në këtë ditë të shënuar për Kosovës, ku përkon me 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shqiptare ka uruar shqiptarët, ndërsa ka kujtuar kontributin e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë🇽🇰🙏🇦🇱”, shkruan në mesazhin e tij Rama. /e.s/