Myslimanët festojnë sot Fitër Bajramin, teksa qindra besimtarë iu drejtuan sot sheshit “Skënderbej”, Tiranë për faljen e namazit.
Për këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë nuk kanë munguar edhe urimet nga politika.
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.
Kreu i qeverisë ka postuar në faqen e tij në rrjetet sociale një foto nga Xhamia e Namazgjasë, që po ndërtohet, ndërsa mbi të shkruan ‘Gëzuar Bajramin”.
/a.r