• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Uroj që Meta të mos jetë viktimë e trazirës morale të opozitës

by Java News
13/11/2018 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngërçin e krijuar me presidentin, sa i përket dekretimit të Sandër Lleshajt si ministër të brendshëm. Rama deklaroi para gazetarëve në Report Tv se uron që Meta të mos jetë viktimë e trazirës morale të opozitës, që sipas kryemininistrit mund të ketë rol mbi presidentin.

“Është një arsye që s’di si ta quaj…uroj që realisht Meta të ketë shqetësimin që ka shprehur dhe të mos jetë viktimë e trazirës morale e opozitës që mund të ketë influencë mbi të, për të patur një rol destruktiv. E kam thënë dhe në parlament, për sa kohë që s’kam argument për këtë, me çështjen është aktiv, s’është aktiv, e zgjidhim“, tha Rama

Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshajt si pasues i Fatmir Xhafajt. Kryeministri Edi Rama është i bindur se Presidenti Ilir Meta do ta dekretojë Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm.

“Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm”, tha Rama

A do kthehet Tahiri në PS nëse del i pafajshëm, ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mbi Saimir Tahirin u hodh një llum i madh, dhe i duhet kërkuar falje. Kreu i qeverisë u pyet nëse Tahiri do të kthehet në PS, por nuk dha një përgjigje të qartë

“Edhe një herë unë nuk flas me nëse. Nuk janë probleme të PS me drejtësinë, por probleme individuale. Nuk dua të komentoj drejtësinë shqiptare. PS vendosi një standard që pushteti të mos perdorët si mjet për të penguar drejtësinë. Kam thënë se për gjithë atë llum që u derdh mbi Tahirin, nga media e portale, Tahirit duhet t’i kërkohet ndjesë. U kërkua arrestimi i bazuar mbi atë llum. PS mori vendimin e duhur, imagjino të vendosnim për arrestim mbi ato fjalë kriminelësh. Tahiri të çojë deri në fund procesin, nuk dua të ndikohet nga nëse…”, tha Rama

Rama: Xhafaj iku vetë, të tjerat janë broçkulla kazani

Rama foli edhe për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt. Ai tha se ajo ka qenë vullnetare.

“Ministri ka dhënë vetë dorëheqjen me dëshirën e tij më të madhe.

Ministri ynë ishte mbështetur me të gjitha forcat nga unë dhe qeveria, dhe i tërhequr me të gjitha forcat vetë.

Iku vetë, të gjitha janë broçkulla kazani, në pamundësi të logjikës”, tha Rama.

Rama: Kriminelët janë të lutur të vrasin njëri-tjetrin, unë marr frymë thellë

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën ndaj krimit të organizuar, duke paralajmëruar zhdukjen e tyre nga rruga

“Të fortët në rrugët e Shqipërisë do të zhduken. Ose do të shkojnë në burg, ose nuk do të dalin fare nga shtëpia ose do të ikin nga Shqipëria“, tha Rama

Kryeministri foli edhe për përplasjet mes bandave kriminale. Reagimi i tij ishte i ashpër, ndërsa u shpreh se janë të lutur të vrasin njëri-tjetrin. I pyetur nga gazetaret ne rexpolitix, per vrasjet e fundit në Durrës, Rama tha se kur kriminelet vrasin njëri-tjerin, ai merr frymë thellë

“Këta i hëngshin kokat e njëri tjetrit dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njëri tjetrit. Kur kriminelët hanë kokat e njëri-tjetrit unë marr frymë thellë. Ne nuk shohim as majtas as djathtas, kush na del përpara shkon në burg. Krimet kanë rënë dhe zbulueshmëria është rritur. Kriminelët janë të lutur të vrasin njëri-tjetrin”, deklaroi Rama

Çfarë ndodh nëse opozita bojkoton zgjedhjet? Rama: Kush paraqitet, paraqitet..

Kryeministri Edi Rama u pyet sot në intervistën e dhënë për Report TV se çfarë do ndodhë nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Zgjedhjet janë proces demokratik i hapur dhe është populli që i thërret të gjithë të paraqiten. Kush paraqitet paraqitet, kush nuk paraqitet nuk paraqitet. Opozitën nuk e caktojmë ne, opozita është ajo që është atje nëse vendos që të mos paraqitet kur populli i thotë të paraqitet pse me zor do e marrim ne?!”, tha Rama

“Babalja’, Rama paralajmëron arrestimin e regjisorëve dhe skenaristëve

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të tjera arrestime për dosjen “Babalja”, audio-përgjimin ku Albert Veliu pretendohet se fliste në telefon me Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj,pretendim që u rrezua nga ekspertiza

Kreu i qeverisë deklaroi se tashmë janë arrestuar aktorët, por jo regjisorët dhe skenaristët e kësaj çështje.

“Janë arrestuar aktorët, por jo regjisorët, jo skenaristët. Producenti jo e jo. Kjo është një çështje që do ta zbardhi Prokuroria”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

Albert Veliu ndodhet në Kosovë me azil politik, kursa policia ka arrestuar Alfred Alizotin, si personin që pretendonte se bënte zërin e Agron Xhafajt.

Javanews/a.ç

Next Post
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Nesër, rezultatet e një tjetër operacioni

"Loja" me Metën, Rama: Ja çfarë nënkuptoj me shah politik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

October 7, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Tani Berisha mund të marrë më qafë dhe LaCivitën

October 7, 2026
Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

October 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Na e ndani, është apo jo elektorale reforma territoriale?

October 7, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

E bujshme nga Spanja: Mbappé nuk ndihet mirë, mund të largohet nga Reali i Madridit!

October 7, 2026
Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

October 7, 2026
Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

October 7, 2026
LaCivita, Shqipërinë e Madhe apo Shqipërinë madhështore?

“Nuk punon për mua!”- Berisha e prezantoi në fushatë si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita! Loboi dhe vizën 6 mln USD

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Media britanike “The Telegraph”: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

October 7, 2026
Video/ E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, si e rrëmbyen autorët Renis Dobrën

DETAJET/ U rrëmbye, u vra me tortura dhe u hodh në liqen, SPAK çon për gjykim dosjen e 4 të akuzuarve për eliminimin e Renis Dobrës!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com