• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ultimatum PD-së: ‘Nëse nuk zgjedh 2 anëtarët e saj në Komisionet e Vetingut, e prish marrëveshjen’

by Java News
24/05/2017 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse Partia Demokratike nuk zhbllokon brenda muajit vettingun, marrëveshja është e prishur.

 “Saliu mbrëmë paska thënë që marrëveshjen e kemi për të çuar njerëzit në votimin për Komisionet e Vettingut, por jo për ti votuar ato për të bërë Vetting me drejtorët e Ramës.

Unë Saliut i them se nëse PD nuk do zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetët tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të Vettingut, pra nëse PD nuk e zhbllokon brenda majit, marrëveshja është e prishur.

Vettingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshjen, Vettingu është arsyeja themelore pse ne i pamë interesat e shqiptarëve të zakonshëm, të PS dhe PD që bëjnë interesin tonë kombëtar, që Shqipëria të ngrihet mbi flamurin e partive.

Nuk ka por dhe sikur, po edhe kështu edhe ashtu, brenda majit deputetët e shumicës dhe opozitës duhet të zgjedhin në listën e ekspertëve që është verifikuar nga ONM, anëtarët e komisioneve të Vetingut dhe fillimi i pastrimit të pallatit të drejtësisë duhet të fillojë menjëherë” deklaroi ai.

Marrëveshja mes PS dhe PD një nga pikat kryesore të paktit kishte votimin e Vettingut nga PD për të nisur zbatimin e Reformës në Drejtësi.

E ndërsa të hënën në mbrëmje komisionet u votuan edhe nga PD pas bojkotit prej 3 muajsh, tani pritet që të përzgjidhen ekspertët nga lista e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të nisur realisht zbatimin e ligjit.

Lista me emrat e ekspertëve të përzgjedhur nga ONM duhet të kalojë pikërisht në komisionet e ngritura në Kuvend me përfaqësues nga shumica dhe nga opozita.

Këtu e kishte fjalën edhe kryeministri Rama sot, kur tha se brenda muajit anëtarët e PD dhe të PS duhet të përzgjedhin anëtarët nga lista e ekspertëve, që do të bëjnë Vettingun.

Mandati i dytë dhe batutat
Kryeministri Edi Rama deklaroi se në mandatin e dytë do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin, ashtu sikur bëmë për Vettingun.

E ndërsa kërkoi votën për mandatin e dytë, Rama u shpreh se “Ka mbaruar ndeshja e parë, tani është ndeshja kthimit, do ta mbyllim me fitore për të gjithë shqiptarët. Doni të luftojmë për të rritur ekonominë”.

Rama i njohur tashmë si tifoz i zjarrtë i Juventusit, gjatë bashkëbisedimit me banorët ka bërë edhe një batutë për finalen e Champions League.

“Ju te Realit mos u bëni si ata të Barcelonës që ishin fryrë. Se të dhemb shpirti kur të shfryhesh më mirë rrini aty”. /ma.me

 

 

 

Next Post
Pasanikja Ana mbetet në formë

Pasanikja Ana mbetet në formë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In