Kryeministri Edi Ram në fjalën e mbajtur gjatë takimit me furnizuesit e naftës, u shpreh kundër kërkesës për uljen e taksës së qarkullimit, duke argumentuar se një ndryshim i tillë do të rëndonte më shumë qytetarët.
Sipas tij, kjo taksë është aktualisht e përfshirë në çmimin e karburantit dhe paguhet në mënyrë proporcionale me sasinë e konsumuar nga përdoruesit e automjeteve. Kryeminstri theksoi se nëse kjo taksë do të hiqej nga struktura e çmimit dhe do të vendosej drejtpërdrejt si detyrim për mjetet, atëherë qytetarët do të përballeshin me një kosto shumë më të lartë, gjë të cilën sipas tij, askush prej tyre nuk do e donte.
“Të ulet taksa e qarkullimit është një kërkesë tjetër që na bëhet. Taksa e qarkullimit e vendosur në strukturën e çmimit të karburantit, shkon te përdoruesi i automjetit në formën e taksës së automjeti.
Nga kalkulimi, rezultati është i thjeshtë, nuk besoj se ka përdorues automjeti që do të preferonte që në vend se të paguante në strukturën e çmimit për aq karburant sa harxhon, të paguajë 4-fishin e asaj që paguan sot për makinën” u shpreh Rama.
Ai theksoi se sistemi aktual konsiderohet më i drejtë, pasi lidhet drejtpërdrejt me përdorimin e automjetit dhe shmang barrë të njëjtë për të gjithë drejtuesit.











