Kryeministri Edi Rama si urim mengjesi për sot ka ndarë me ndjekesit e tij një tjetër video, po nga shendetesia.
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje nga Programi për Kujdesin Shëndetësor në Komunitet që ka nisur me vaksinimin e 150 fëmijëve rom pranë banesave sociale të Lanabregasit për të vijuar më tej me çdo grup e komunitet në nevojë në të gjithë Shqiperinë, ju uroj një ditë të mbarë 👍 #PërShëndetësinëQëDuam #FëmijëtTëParët“– shkruan Rama.