• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rama u kujton dronin serbëve: Ishte pikë kyç në marrëdhënie. Vuçiç: Shqiptarët, njerëz të mirë

by Java News
14/10/2016 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nishi, ku po vijon punimet forumi Shqipëri-Serbi, kryeministri Edi Rama ka kujtuar një ngjarje të ndodhur dy vite më parë, pikërisht më 14 tetor, në stadiumin e Beogradit, ku luhej ndeshja mes dy kombëtareve. Teksa risolli në kujtesë momentin kur droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe u ul mbi stadium, Rama tha se të gjithë e mbajnë mend mirë atë atmosferë. Pikërisht ky moment shënoi një ngjarje të rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Por kryeministri Rama theksoi se tashmë marrëdhëniet Shqipëri-Serbi janë zhvilluar në drejtimin e duhur, duke synuar të krijohet një raport pozitiv për popujt e të dy vendeve.

Kreu i Qeverisë shqiptare theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Marrëdhëniet tona janë zhvilluar në drejtimin e duhur. Nëse ne arrijmë të krijojmë një treg rajonal, do të mund t’i japim më shumë mundësi zhvillimi vendeve tona. Po kështu mund t’i kthejmë kufijtë në ura që na bashkojnë. Duhet t’i japim jetë një tregu të përbashkët. Sfida jonë më e madhe, jo të bëjmë bizneset bashkë, sepse kjo ndodh në mënyrë të ndryshme nga rrjedhat e politikës. Sfida jonë është si ta përçojmë këtë hap te administrata, që ajo të jetë në funksion të bizneseve. Duhet të sillemi me njëri-tjetrin, ashtu siç duam të sillemi nesër në hapësirën e BE. Duhet të fitojmë kohë pa hyrë ende në Union. Duhet ta kthejmë administratën ne mbështetëse dhe shërbëtore të sipërmarrjes”, u shpreh kryeministri Rama.

FORUMI I BIZNESIT SHQIPERI-SERBI

Në Nish u mbajt sot forumi biznesit Serbi – Shqipëri, me pjesëmarrjen e afro 300 sipërmarrësve, ndërsa takimin e kanë hapur kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

“Është e nevojshme t’i japim jetë një tregu të përbashkët. Të integrojmë ekonomitë dhe të tërheqim investime”, deklaroi kryeministri Rama fjalën e tij.

Ndërkohë kryeministri Serb Aleksandër Vuçiç ka vlerësuar lart shqiptarët si karakter, duke kërkuar nga biznesmenët serbë të punojnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Ai tha se në kohën kur ekonomia është e rëndësishme, ky është patriotizëm dhe kjo është rruga e vetme që duhet ndjekur.

“Dua të inkurajoj njerëzit tanë të shkojnë në Shqipëri, të ndërtojnë objekte turistike, të krijojnë kompani të përbashkëta. Shqiptarët e mbajnë fjalën dhe janë njerëz të mirë dhe të punës. Unë jam ndoshta subjektiv, por dua t’u them se kjo është e mirë për Serbinë dhe punoni mirë me ta. I kuptojmë ndarjet politike, por duhet t’i kthehemi të ardhmes”, tha Vuçiç.

Ai u shpreh se është ndërtuar besimi i dy popujve, ndërsa tashme radhën e ka forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e këmbimit tregtar ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

“Është shumë e rëndësishme që të sillemi në mënyrë racionale pavarësisht nga dallimet politike. Ne kemi ndërtuar besim, pasi mendoj se te dy palët dëshirojmë miqësi. Vendet tona i lidh dëshirë për anëtarësimin në Bashkimin Europian”.

bw/d i

Next Post
Digjet brenda këtij autobusi… i merr kompanisë 1 mln euro, bën 200 operacione dhe… (FOTO)

Digjet brenda këtij autobusi... i merr kompanisë 1 mln euro, bën 200 operacione dhe... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LETRA / 76 kryebashkiakët në mbështetje të Veliajt dhe Imamoglu: Të shqetësuar për mbajtjen e tyre në paraburgim pa afat

LETRA / 76 kryebashkiakët në mbështetje të Veliajt dhe Imamoglu: Të shqetësuar për mbajtjen e tyre në paraburgim pa afat

January 28, 2026
Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

January 28, 2026
Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

January 28, 2026
Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Shkodër! U gjet në sediljen e pasagjerit të një makine…

Sherr mes disa personave në Shijak, plagoset me armë 45-vjeçari, në kërkim 2 kushërinj

January 28, 2026
Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

January 28, 2026
SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

January 28, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, borë në Alpe

January 28, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

January 28, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In