• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama u kërkon vendeve të NATO-s njohjen e Kosovës: Rrit stabilitetin në rajon

by A R
09/07/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Punimet e ditës së dytë të Samitit të NATO-s u përqendruan mbi ecurinë e misioneve të Aleancës dhe projektimin e stabilitetit në krahun jugor dhe atë lindor.
Gjatë takimit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, Kryeministri Edi Rama insistoi mbi nevojën për një vëmëndje edhe më të madhe të Aleancës kundrejt rajonit të Ballkanit.
Kryeministri Rama konfirmoi edhe një herë mbështetjen e politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimin e saj në rajon. NATO dhe Bashkimi Europian, theksoi Kryeministri, nuk janë shtrirë ende plotësisht në Ballkan. Shtrirja e plotë e Aleancës në rajon është një investim strategjik për sigurinë e përbashkët. Kosova ende vijon përpjekjet e saj për integrimin në NATO, tha Kryeministri, ndërsa nënvizoi se institucionalizimi i marrëdhënies së Aleancës me Kosovën do të shërbente si katalizator për gjithë hapësirën e Europës Adriatike.
Kryeministri kërkoi njohjen e plotë të Kosovës nga vendet anëtare të NATO-s, duke e konsideruar këtë një domosdoshmëri që rrit stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Shqipëria ka kontribute të vlerësuara edhe në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Si pjesë e koalicionit global kundër ISIS, Shqipëria ka planifikuar dërgimin e trajnuesve ushtarakë në Irak./a.m.
Next Post

Pse produktet e qumështit duhet t'i konsumoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com