Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim sot për të gjithë studentët që kryejnë akte dhune në protestë, ashtu si edhe për prindërit e të miturve.
Gjatë një takimi me struktura drejtuese të policisë, Rama tha se shteti do ta fitojë këtë betejë, teksa përgjegjësit do ta paguajnë.
Sipas Ramës, fatura e dëmeve do ndjekë gjatë prindërit e të miturve që kryejnë akte dhune në protestë, teksa këta të fundit do kenë masa disiplinore nga shkollat. Po ashtu, studentët, nuk do kenë arsim falas, apo bursa nga shteti, nëse kryejnë akte dhune.
“Shteti do ta fitojë këtë betejë. Kush mendon që e vuri shtetin para dhe kush mendon që do ta marrë pushtetin me dhunë do të zhgënjehet. Dhe kush është vendosur në shërbim të këtij plani ogurzi për Shqipërinë, do ta paguajë. U them familjeve të atyre të miturve, do të paguani nëse nuk dini të mbani përgjegjësi, nëse nuk dini që t’i mbroni fëmijët tuaj dhe i lini rrugëve, nga 13 e 14 vjeç, që të marrin roli ne mburojës së atyre që janë mbrapa, atëherë fatura financiare e atyre dëmeve do ju përndjekë deri në fund. Atyre që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë, u them që nuk do kthehen në shkolla pa pasoja administrative. Nuk do të kenë arsim falas ata studentë që dalin dhe dhunojnë policinë. Nuk do të kenë bursa, apo mbështetje financiare ndaj shtetit nëse duan të vijojnë universitetin, pasi kanë dhunuar policët. Asnjë kokërr leku nuk do marrin.”– tha Rama.


Demet jane shkaktuar nga ti psikopatii i rilindjes,njekosishte ti je edhe k/mafiozi qe drejton mafijene kokaines,e pastrimin e parave.I ke bere qytet e Shqiperise njelloje si qytet e afganistanit.Ti ke ndertuar e nderton pa asnji dhoje planimetrie,vetem si e si tju plotsoshe kerkesat grupeve kriminale me kulla pa asnji vlere popullin e vendin.
Shikojeni shkerdhaten si vjen turpe permende taksat e shqiptarve,i ka vjedhur e shkatrruar sikur ja kishte lene i jati ose e ema.Ju bene presion edhe prinderve, te studenteve,ti banditet tuaj,atyre hani mutin,ti je ni i droguar.drejton grupet kriminale.j