Duke folur me operatorët turistikë të Beratit, kryeministri Rama zbuloi një plan të investimeve në fushën e turizmit.
Ai tha se në Korçë do të ndërtohet së shpejti Muzeu i Rakisë dhe këtë shembull duhet ta marri edhe Berati.
“Ne do të krijojmë Muzeun e Rakisë në Korçë, ku njerëzit jo vetëm do t’i shohin por edhe ti pijnë llojet e ndryshme. Do jetë një bum i madh për turizmin.
Kjo kërkon një tryezë për të krijuar edhe në Berat një Muze të Verës. Kur vijnë turistët, gjëja e parë që kërkojnë është pija tradicionale. Pasi provojnë verën, kërkojnë rakinë dhe aty situata bëhet më intensive.
Siç është Muzeu i Çajit në japoni që është një nga më të bukurit e botës” – tha Rama.
/javanews/a.arada