• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama tregon me pamje si Voltana Ademi shkatërroi Shkodrën: Valdrini do t’i kthejë shkëlqimin djepit të kulturës

by Java News
20/06/2019 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në rrugët e Shkodrës loke, të katandisura mjerisht si në mesjetë, të paasfaltuara prej vitesh, gjithë gropa, mbeturina e pluhur që shqetësojnë qytetarët, por jo pushtetin vendor”.

Kështu shkruan Kryeministri Rama teksa publikon një intervistë me kandidatin e bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri, ku ai bashkë me gazetarin e ERTV, shëtisin në lagjiet e shkaterruara të qytetit ku pushteti vendor është pothuajse inekzistent.

Pjetri tregon me video rrugët e amortizuara, lagjiet me ndërtime pa leje, koshat e mbingarkuara me mbeturina që e kanë vështirësuar jetesën e banorëve në qendër të qytetit.

“Jemi në mes të qytetit këtu, ku është një problem emergjent infrastruktura rrugore. Po në qendër të Shkodrës kemi edhe ndërtime informale, pa leje që vështirësojnë hyrjen dhe daljen e banorëve në shtëpitë e tyre. Në rrugët e qytetit, shtylla dhe kabuj elektrikë janë vendosur pa leje duke rrezikuar jetën e banorëve. Neglizhenca e bashkisë së Shkodrës është fakt tashmë. Bashkia ka gjerësine e planifkuar të rrugëve që herët, por me kalimin e viteve qytetin e kanë shkatërruar ndërtimet pa leje, duke ngushtuar rrugët e lagjieev të ndryshme që e vështirësojnë jetën e banorëve”, tha Pjetri.

ERTV solli pamje të koshave të mbeturinave të mbingarkuara me mbeturina, në qendër të qytetit shumë pranë bashkisë së Shkodrës. “Pushteti vendor është pothuajse inekzistent sepse pastrimi i qytetit është A-ja e cdo bashkie. Shumë ankesa më vinin nga qytetarë edhe gjatë kohës kur isha prefekt, ata kanë akoma besim dhe shkruajnë vazhdimisht ankesa, faktime të situatës në qytet, por është fakt kjo situatë. Është gjynah që në 2019 njerëzit kërkojnë shumë pak, pastrim, rrugë të shtruara, shumë bazike, për vitin 2019”, tha kandidati socialist

“Në zonat periferike, të bashkisë re që shtrihet në 93 fshatra, ka mungesë shkollash në shumë fshatra dhe zona të urbanizuara së fundmi. Nuk ka as kopshte dhe as çerdhe. Nuk ka asnje studim për zona që janë urbanizuar së fundmi, se sa banorë janë që të ndërhyhet për të ndërtuar një shkollë apo një kopësht”, shtoi Pjetri.

Por cili është vizioni i Valdrin Pjetrit për Shkodrën? “Kam rreth një muaj që me stafin tim, inxhinjerë, arkitektë, mësues, sportisë, menaxhues të zotë të sistemit banker, po ndërtojmë programin tim në 4 vitet e ardhshme. Ne kemi konstatuar vec infrastrukturës nga takimet me grupet e interesit, është vënë re edhe mungesa e investimeve në Shkodër. Rinia tenton të largohet nga Shkodra. Kemi ndërtuar një program edhe për të rinjtë shkodranë, duke i dhënë mundësi punësimi nesër edhe pranë institucionit të bashkisë Shkodër. Për herë të parë do të fusim skemën e fiancimit të startup-eve. Nëse një i ri ka një projelt për të nisur një biznes por i mungojnë financat, bashka do të ketë një staf të dedikuar, një drejtori të dedikuar vetëm për pjesën e financimit të tyre”, tha ai.

“Kemi parashikuar ndërhyrjet në pjesën hyrëse të qytetit, që kjo të jetë dinjitoze për shkodranët. Ndërtimi i një piaze në mes të qytetit për të organizuar aktivitete kulturore dhe argëtuese. Ka shumë shtëpi të vjetra shkodrane të viteve 1900, 1920 që janë të amortizuara, nuk është investuar në to. Nëse ne do vëmë në lëvizje ekonominë lokale, do të rritet interesi për to. Ne kemi nevojë që të nxisim bizneset e reja në Shkodër në raport me bashkinë”, sqaroi Pjetri.

“Ne kemi menduar ndërtimin e disa tregjeve, ku produktet të shiten në mënyrë të diferencuar, ku shitet bulmeti, ku shittet peshku, etj. Jo një treg që shkon dhe blen gjithcka aty. Kjo vlen edhe për shitësin për kushte me të mira, por edhe për blerësin që blen në një ambient më higjenik. Shuma bashki aplikuan me projekte të ndryshme në qeveri dhe fituan. Nuk është e vërtetë që qeveria nuk i dha fonde bashksië së djathtë. Kemi shembullin e Tropojës, Bajram Curri ka një pedonale fantastike në kuadër të rilidnjes urbane. Unë kam shkuar deri në zonën e Lek Bibajt, atje lart pothuajse në mal, aty kemi rilindje urbane dhe kemi një shesh të vogël”, deklaroi Pjetri.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Premte 21 Qershor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com