• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama “trazon” Beogradin, por edhe Prishtinën… kritikat që mori nga Serbia dhe Kosova

by Java News
14/10/2016 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama mund të thuhet se ka zhvilluar një vizitë të suksesshme në Beograd.

Por, edhe këtë radhë vizita e tij ka shkaktuar polemika dhe debate të shumta.

Në Serbi janë skandalizuar për deklaratën e tij, se Serbia duhet të njohe Kosovën.

“Kurir” ka hapur gazetën të enjte pikërisht me këtë deklaratë të Ramës, të cilën e konsideron si skandaloze.

“Skandal mes Beogradit, Serbi pranoje Kosovën”, është titulli i madh i gazetës serbe.

Por, nuk janë vetëm serbët të pakënaqur me Ramën, shkruan tema.

Edhe në Kosovë, deklaratat e tij kanë shkaktuar polemika.

Fillimisht ka qenë presidenti Thaçi dhe më pas ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, që kanë kundërshtuar ndërhyrjen e Ramës për Kosovën.

Ndërkohë, Rama është sulmuar ashpër edhe nga disa media kosovare.

Kjo, pas sipas tyre, Edi Rama ka cituar gjatë fjalës së tij Ivo Andriçin.

“Do të citoj Andriçin, i cili ka thënë se ndërmjet frikës e shpresës gjithmonë gjendet një hapësirë dhe shumëkush jetën e kalon në atë hapësirë të errët duke pritur atje ku asgjë nuk ndodh kurrë. Besoj se sipërmarrësit, ndërmjet frikës e shpresës, gjithmonë zgjedhin shpresën, sepse në të kundërtën do të falimentonin, ndërsa politikanë zgjedhin frikën, sepse nuk janë në rrezik që të falimentojnë”, tha Rama, sipas mediave serbe.

Portali kosovar Lajmi.net pyet nëse Rama e di se kush është Andriç.

“Ivo Andriç, i njohur me elaboratet e tij kundër shqiptarëve, ka qenë diplomat dhe letrar serb e jugosllav, i cili në vitin 1961 ka marrë Çmimin Nobel për Letërsi,” shkruan ky portal.

Ndërsa edhe më i ashpër është portali i drejtuar nga Berat Buzhala, “Express”, që e ka sulmuar Ramën ende pa nisur vizitën në Beograd.

Ja çfarë shkruan Express:

Edi Rama dhe Aleksandar Vucic, mund ta shijojnë sa herë që duan sallatën shqiptare, e cila u shërbye sot në Nish, kur politikanë, biznesmenë shqiptarë dhe serbë, zbarkuan atje për t’i çuar përpara si asnjëherë më parë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kjo është diçka shumë legjitime dhe pozitive, kur dy vende të Ballkanit të dominuar nga armiqësitë prodhojnë lajme të tilla.

Shqipëria dhe Serbia mund ta kenë edhe odën e përbashkët ekonomike dhe tregtare sikur që bënë sot në Nish, edhe pse një të tillë Shqipëria nuk e ka me Kosovën.

Edi Rama mund ta shfrytëzojë praninë në Beograd edhe për agjenda personale, siç është promovimi i librit të tij, ose të hapë ndonjë ekspozitë artistike.

Rama mund ta takojë edhe Goran Bregovicin, të cilët dikur ia kishte dhuruar edhe çelësin e Tiranës. Ose Beogradin mund ta përdorë si një vend ku garon me Vucicin për t’i pëlqyer Merkelit. Në rregull jemi. Deri këtu gjithçka është legjitime.

Tashmë është bërë e qartë se Rama dhe Vucic kanë vendosur të hapin siç zakonisht thuhet një kapitull të ri në raportet Beograd –Tiranë.

Atë që Vucic nuk ka arritur ta bëjë me vendet tjera po përpiqet  ta bëjë me Shqipërinë, duke i shndërruar raportet Shqipëri –Serbi në model të rajonit. Për këtë ai ka gjetur si duket një partner të gatshëm dhe të shkëlqyeshëm në Tiranë. Vucic do të marrë nota pozitive në Bruksel, Berlin dhe Ëashington (ndoshta), për përpjekjet e tij. Kjo është diçka e mirë edhe për Shqipërinë.

Por çka duhet të dijë dhe çfarë nuk guxon të bëjë Kryeministri i Shqipërisë?

Rama nuk guxon ta përziejë fare Kosovën, ose të shtiret se kinse Kosova është një hendek i pakapërcyeshëm në marrëdhëniet me Serbinë. Nuk guxon t’i referohet si “Prishtinë” Kosovës për ta kënaqur Vucicin, siç bëri sot në Nish, sepse kështu bëjnë vetëm në Beograd. E as të bëjë pazare për autostradën Nish – Prishtinë – Durrës, duke e injoruar Qeverinë e Kosovës.

Edi Rama duhet të tregojë qartë se për çfarë ka shkuar atje. Tregtinë të mos e shesë si patriotizëm. Shqipëria dhe Serbia nuk janë as vende fqinje, e nuk kanë qenë as në lufta me njëra-tjetrën. Për çfarë paqe po flasin, atëherë? Edi Rama nuk i ka përjetuar vrasjet as në familjen e tij, e as në rrethin e tij.

Kësaj here udhëtimi i delegacionit të madh të Shqipërisë në Beograd dhe Nish, ishte thjesht për qëllime biznesore. Shqipëria ka të drejtë të bëjë biznes me Serbinë.

Rreziku që u shfaq dy muaj më parë që në këto aktivitete të përfshihet edhe një delegacion i nivelit të ulët të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës fatmirësisht u eliminua.

Kryeministi shqiptar duhet ta ketë parasysh që sa herë Vucic flet për raportet e shqiptarëve dhe serbëve në mendje e ka Kosovën si pjesë të Serbisë dhe për këtë duhet edhe t’i reagojë homologut të tij.

Në Kosovë nuk ka xhelozi për raportet e reja Shqipëri – Serbi. Vetëm se Kosova duhet të jetë plotësisht jashtë kësaj agjende.

Ishte naive, për të mos thënë diçka më të rëndë, kur Edi Rama në kontekst pozitiv e citon Ivo Andricin. Ky i fundit mund të jetë nobelist, por vetëm për botën. Për shqiptarët e Kosovës ai është vetëm njëri prej anëtarëve të elitës serbe, për shfarosjen e shqiptarëve. Kjo është edhe më ekstreme se rasti i Vagnerit me Izraelin. Muzika e këtij të fundit është përdorur nga nazistës për qëllime shfarosëse edhe torturuese ndonëse ai ka vdekur 70 vjet para Luftës së Dytë Botërorë. Izraeli edhe sot e kësaj dite ka problem me këtë kompozitor, pa njohurinë e të cilit janë kryer miliona vrasje.

 Prandaj, ne themi që Edi Rama nuk e njeh as Kosovën, e as Serbinë. Ai është futur në ketë lojë në mënyrë të verbër dhe pa kurrfarë ideje. Ai po i sheh raportet në Ballkan si një performancë abstrakte.

Next Post
Amaneti i fundit i emigrantes, tashmë 115 vjeçare…(Siria nuk ekzistonte si vend kur ajo ka lindur)

Amaneti i fundit i emigrantes, tashmë 115 vjeçare...(Siria nuk ekzistonte si vend kur ajo ka lindur)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

January 18, 2026
Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar

January 18, 2026
Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

January 18, 2026
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

January 18, 2026
Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Disa të shoqëruar

U sekuestrua Ferrari dhe qindra kompjuterë! Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: Kontroll në 28 ambiente

January 18, 2026
Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Aksioni në dy pallate në Tiranë, reagon SPAK: U arrestuan 6 persona, mashtronin europianët me investime në kriptomonedha

January 18, 2026
Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

January 18, 2026

Prapaskenat në Venezuelë: Njeriu i hekurt i Maduros bashkëpunoi me SHBA për rrëzimin e tij

January 18, 2026
Plas sherri mes dy vajzave në Elbasan, e reja godet me shkop gome 24-vjeçaren

Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën hetim

January 18, 2026
Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In