• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama- Topallit: Je mjeshtre e gënjeshtrës, do bëje xheloze dhe Tinka Kurtin, se të dyja aktore nga Shkodra jeni

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i eshte pergjigjur deputetes demokrate Jozefina Topalli ne lidhje menje foto te publikuar kete te enjte, te nje maturanteje, duke thene se kjo eshte fytyra e vertete e opozites, perdorimi i kujtdo personi per qellime politike. Rama tha se stresi, deshperimi dhe ankthi i qytetareve mbetet dhe eshte burimi i vetem i politikes se sotme te opozites.

Kjo foto e nje maturenteje qe protestonte kete te enjte ne parlament, u be shkak i debatit mes Topallit e Rames.

maturantja

“Jozefinë, fole për ndjeshmërinë, si një grua… nuk pretendoj të kem ndjeshmërinë e një gruaje por pretendoj nga ty tmë thuash një gjë… po sikur ti të kesh gënjyer sot me rastin që tregove në fotografi…Po sikur vajza që e more në krahë ta ketë mesatarën 9, 18 dhe sikur të gjithë ata që kanë fituar ta kenë më të lartë? Cfarë duhet të bësh? I kujtove ministres dhe lotët e tua për një kohë tjetër kur tu privua shkolla në kohën e një sistemi tjetër, por asnjë lot nuk ke hedhur, në kohën kur sistemi i arsimit u bë mish për top… kur mijëra e mijëra student e prindër, u cuna për mish për top, në dyert e atyre universiteteve që i hapët ju, i mbajtët ju dhe përfituat ju prej atyre.

Doja t’ju tregoja të gjithë maturantëve se kush jeni ju. Po të them në Këshillin e Stabilizim Asociimit dëgjova fjalët më të mira për punët e bëra për reformën në drejtësi, për luftën kundër krimit e madje edhe në luftën kundër korrupsionit, për të cilën ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që është një luftë larg së qeni e fituar… dhe për fat të keq, dikush me një mikrofon, i indoktrinuar nga broçkullat tuaja, bëri një pyetje përraportet e inteligjencës për kanabisin… dhe e di çfarë, Jozefinë, më erdhi zorr… të gjithë ata që nuk ishin shqiptarë aty qeshnin… me nivelin absurd tëinjorancës tuaj dhe me nivelin e pyetjeve tuaja.

Nëse ti vazhdon të insistosh duke shpërdoruar atë vajzën që nxorre në fotografi, kjo është djallëzore. Çfarë bën ti Jozefinë se fole për ankth e trishtim… cfarë bërë ti, i referohesh fakteve ti, i referohesh ti ligjit, procedurave të vërtetave…?! Fare!

Ti dhe jut ë gjithë së bashku i referoheni ankthit, stresit, dëshpërimit të krijuar nga kjo situatë, sepse është viti i parë i kësaj reforme… por jo, ju bëni politikë duke gjetur viktima, ju fërkoni duart kur gjeni njerëz të cilët mund t’i kthehni në viktima.

Ju e bëni evidente, që ju do të ishin të ankthosur, të dëshpëruar, nëse nuk do të kishit viktima. Ju vetëm rrotulloni thikën në plagë dhe u thoni atyre ngelët pa studime… KUSH?! Kush ka ngelur? Asnjë!

Është thënë disa herë që nuk do të mbetet asnjë vend bosh… janë kuotat e përcaktuara dhe janë fituesit, dhe kur unë fola për 27 mijë e 200 aplikues… unë ndryshe nga ju nuk i ndaj universitete me të nënë e të njerkës si puna juaj… por ajo që është e sigurt është se universiteti public ofron 25 mijë vende për maturantët… nuk është faji i ministers që ti vbjen ktu me një fotografi të jeta osh qef dhe ti të bësh jet o jet e qejf o qejf me një foto. Ke një mjeshtri që me siguri do të bënte xheloze edhe Tinka Kurtin, se të dyja aktore nga Shkodra jeni.”- tha Rama.

Replikon Topalli

Një keqardhje e kam se duke treguar foton e asaj vajze, dhe duke ditur shpirtin tuaj hakmarrës kam frikë se atë vajzë ti do e copëtosh. Si ka mundësi që studentët e mirë nuk hyjnë në universitetet shqiptare e fitojnë në Gjermani.Ti do mbahesh mend si kryeminsitri që i ke mbyllur dyert universiteteve. Fëmijët skanë për ta harruar kurrë.

Përgjigjet Rama

Këta mos i harroni sepse janë këta që në një moment ankthi në mes të procesit jua shumëfishojnë me shpërdorime, me mashtrime… si kjo zonja e G20-tës, që ja shton me një foto të jeta osh qef.

/java/a.k

Next Post
FOTO+VIDEO/ Fushatë sensibilizuese për rripin e sigurimit, gjobat e ashpra pas 10 Shtatorit

FOTO+VIDEO/ Fushatë sensibilizuese për rripin e sigurimit, gjobat e ashpra pas 10 Shtatorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?

September 26, 2026
Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

Shembja e ndërtesës në Athinë ku humbën jetën 3 shqiptarë, ngjarja raportohet dhe nga BBC

September 26, 2026
“Po iki në punë”/ Zbardhet ‘kurthi’ që iu ngrit drejtorit të komanduar të burgut të Reçit para se të vihej në pranga

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

September 26, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com