Diskutimet për buxhetin faktik në Kuvend devijuan në debate mbi shpenzimet e luksit. Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj akuzave të opozitës, që e cilësuan një “turist”, që keqpërdor paratë e taksapaguesve.
“Sa për turist, turiste ka qenë ish –kryeparlamentarja. I ka kushtuar taksapaguesve 180 mijë euro për udhëtimet jashtë. I ka kushtuar për qarkullimin brenda vendit 160 mijë dollarë. Vetëm makinat e saj kanë kosnumuar 124 mijë litra karburant. I Bie që të 4 makinat që ka pasur kanë harxhuar nga 20 litra në ditë. I bie që na paska bërë 160 kilometra rrugë çdo ditë, brenda vendit. I lini punë opozitës, se kjo që bëni nuk është punë. Shpif shpif se diçka do mbetet. Por, ju përgjgjen do e merni siç e morët në 2013-ën. Ka shumë gjëra që mund të krtikohemi, ka shumë gjëra që ju realisht mund të kritikoni, por është e kotë, sepse ju skeni asnjë dëshirë. Ju skeni as program, dhe mbi të gjitha ju nuk keni asnjë brehje ndërgjegje dhe gënjeni, shpifni, shpifni”- tha kreu i mazhorancës.
Rama i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për mosmbajtjen e premtimeve elektorale.
“Sa për premtimet, lërjani shqiptarëve t’i gjykojnë se për premtimet unë s’ju jap llogari juve. Llogarinë e keni te zgjedhësit. Zgjedhjet janë bërë vetëm pak muaj më parë, bëtë thirrje të kthehej në referendum, dhe e parë fundin e referendumit. Dhe këtu do jemi, do ta shikojmë prap. Në vitin 2014 të ardhurat u rritën me 395 mln dollarë. Janë më shumë se keni mbledhur juve në 5 vite. Të ardhurat e buxhetit, arritën 26.3 % të PBB, ndërkohë që juve e latë qeverinë me një shifër qesharake, 24.1 % të PBB. Kjo ëhstë shifra më e ulët. Në 2014, në shlyem 340 mln dollarë borxhe tuaja, të mara me dhunë nga kompanitë e kontraktuara për punime apo shërbime publike. Dhe faktikisht, filluam procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit dhe qytetarit. ” -tha më tej Rama.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ish- kryeparplaentares Topalli, e cila u shpreh se shifrat e deklaruara nga Rama për shpenzimet e saj janë të pavërteta.
“Kryeministri turist që në 365 ditë 162 i ka jashtë shteti ka një sëmundje dhe sëmujdja e tij është sëmundja e sukseseve imagjinare. Tashi meqënëse gënjeu që ka qenë dhe në meshën e parë në Shkodër, ky gënjen për çdo gjë. Çdo gjë që tha për kryetaren e Kuvendit ishin gënjeshtra. Që me marrjen e detyrës kërkova uljen e numrit të makinave që shoqëronin Kryetaren e Kuvendit nga pesë makina vnedosa që të hiqeshin 4 dhe që kryetarja të kishte vetëm makinën e vet dhe një shoqëruese. Ndërkohë që zotiria i tij ka porosit 8 makina. Mesatarisht janë konsumuar në vit 7 mijë litra. Automjeti tip “Benz” konsumon 16 deri në 18 litra për 100 km. Kryeminisrti turist gënjeu kur tha se janë konsumu 120 litra në ditë”, tha më tej deputetja e PD-së.
Topalli i drejtoi edhe disa pyetje kreut të mazhorancës.
“Sa ditë rri jashtë për çdo dalje? Sa ditëshe i ke vizitat jashtë shteti? Për çfarë ke shkuar? I ke pothuaj zero vizitat me ftesë të homologëve. Vetëm ti e Bamir Topi në fund të çdo fundjave shkoni në Itali. Vetëm brenda një muaji ke shkuar 5 herë”, tha Topalli