• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama t’i thotë Berishës: “Rrofsh sa malet o Sali!”

by Denis Dyrnjaja
25/09/2023 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Neveria ndaj opozitës aktuale është edhe më e madhe se neveria e videoskandalit të ish kryebashkiakut socialist Safet Gjici. Zgjedhjet ne Kukës për kryetarin e ri të bashkisë rikonfirmojnë dukshëm fitoren e socialistëve me një epërsi te madhe vote. Ky nuk është tanimë një lajm. Edhe që opozita është një humbëse recidiviste nuk është më lajm dhe fakt, përtej të gjitha pretendimeve, aludimeve, akuzave te saj për të justifikuar dështimet në seri me abuzime apo manipulime zgjedhjesh. Pra nuk është më momenti të flitet për faktet, as për dyshime rreth fakteve. Është momenti i nje analize me një konkluzion të thjeshtë.

Kjo opozitë nuk ndez besim, nuk ndez shpresë. Kjo po vërtetohet rast pas rasti në zgjedhje të përgjithshme e të pjesshme, në zgjedhje lokale e parlamentare. Me atë skandal ku zyra e kryebashkiakut ishte shndërruar si një studio filmash pornografikë, fitorja e opozitës duhet të ishte e padiskutueshme, duke patur parasysh edhe historikun politik të Kukësit si nje bastion i demokratëve. Por jo më. Duket se asnjë akt korruptiv apo moral sado i madh apo skandaloz qoftë, nuk e tejkalon dot neverinë që kanë krijuar në popull xhaketat e lodhura, të vjetra dhe pa ide e frymëzim të lidershipit opozitar.

Nuk është çështje e kandidatit, as e kandidatëve që opozita nxjerr në zgjedhje me primare apo primare. Madje mund të thuhet pa hezitim edhe pse apriori se ata mund të jenë njerëz me vlera, kapacitete e virtyte edhe më të forta e të mira se kandidatët socialistë, që shpesh po i plasin Ramës si “granata elektorale” pas krahëve duke i shtuar e krijuar kosto të panevojshme politike e publike. Çështja është që njerëzit sa herë shkojnë në votim dhe në çdo lloj votimi, po vazhdojnë me vendosmëri t’i thonë jo lidershipit të opozitës, për shkak të kalbëzimit politik, apo pabesueshëmërisë së tij.

Me vulë e pa vulë kjo opozitë e ka mbyllur misionin, nuk ka më as forcë, as mendësi e as ide sesi të krijojë një strategji fituese qoftë edhe të rreme për njerëzit. Pra nuk prodhon më dot as gënjeshtra dhe demagogji deri në këtë pikë ka arritur shterpësia e saj politike. Dhe kjo është pika fundore që tregon se nuk ka më as mundësi dhe as as fuqi për të barazuar e jo më për të mundur apo larguar Edi Ramën nga pushteti.

Me inceneratorë, pa inceneratorë, me pallë e pa pallë në dorë, Berisha&co e kanë shndërruar me ose pa dëshirën e tyre Edi Ramën në një perandor. Nëse do të vazhdojnë kështu nuk duhet pritur fitorja e opozitës, por dita kur perandori të abdikojë vetë nga froni. Për këtë opozitë e për këta hallexhinj që mban ajo brenda saj, Rama do “mumifikohet” në pushtet çfarë do që të ndodhë në oborrin politik të partisë dhe qeverisë se vet.

Dikur social/komunistët e Enver Hoxhës thonin “rrofsh sa malet moj parti”. Sot Edi Ramës i takon të thotë “Rrofsh sa malet o Sali”!

Next Post
Rama ndryshon qeverinë: Kush është Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm që do drejtojë diplomacinë shqiptare

Kosova në ditë zie / Ministri Hasani sot në Prishtinë, i pranishëm në homazhet për nder të Rreshterit Afrim Bunjaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In