• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama thyen heshtjen për ministrat teknikë: Misioni i tyre mbaroi, pres të largohen

by A R
14/07/2017 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke folur para gazetarëve teksa ka prezantuar marrëveshjet e arritura në Trieste, kryeministri Rama është pyetur edhe për ministrat teknikë të PD. Në përgjigjen e tij, Edi Rama tha se misioni i tyre ka mbaruar dhe se ai pret që ata të largohen vetë.

“Misioni i ministrave teknikë mbaroi me sukses. Unë pres që ata të largohen. Nuk kanë asnjë arsye që të qëndrojnë më në qeveri” – tha Rama.

Ai u shpreh se nuk është zotuar që do t’i largonte emrat e PD-së nga qeveria.

Referuar shkrimeve në media për krijimin e tregut të përbashkët, Rama tha se nuk ka broçkull më të madhe se krijimi i Jugosllavisë.

“Dua të nënvizoj rëndësinë e një hapi të hedhur në këtë samit, organizimin e një tregu të përbashkët rajonal, duke hedhur poshtë kundërshtitë qesharake ndaj këtij projekti për të nënvizuar atë që është thelbësisht e vërteta e këtij projekti. Rritje e kapaciteteve të rajonit për të pasur treg më të madh të vendve tona. Hiqen barrierat penguese jo tarifore dhe një rritje edhe në aspektin e rritjes së rajonit për t’iu bashkëngjitur tregut të përbashkët evropian. E kotë të humbasim kohë dhe energji për gjithfarë broçkullash që lidhen me këtë projekt. Është tërësisht evropian dhe mbështet në frymën evropiane të bashkëveprimit. Nuk përbën zgjidhje alternative por një përpjekje komplementare me atë të integrimit të vendeve tona dhe të rajonit në BE dhe nuk ka broçkull më të madhe për t’u evidentuar si kulmi i marrëzisë se sa broçkulla e krijimit e rikrijimit të Jugosllavisë. Jemi duke hedhur hapa përpara në një proces tërësor”.

Kreu i qeverisë tha se procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit ishte edhe samiti i Triestes ka sjellë një progres të madh sidomos nën drejtimin e kancelares gjermane.

KONFERENCA E PLOTË E KRYEMINISTRIT RAMA

“Aspekti themelor i procesit të Berlinit mbetet në planin politik si një plan ku është bërë një progres i paimagjinueshëm deri përpara se ky proces të iniciohej nga kancelarja Merkel. Një progres ku nuk përbën asgjë historike takimi i liderëve të rajonit por është rutinë siç duhet të jetë dhe nga ana tjetër se jetojmë në një fazë tjetër të zhvillimit të rajonit ku vullneti i çdo vendi për axhendën rajonale dhe evropiane është në nivelin më të lartë”, u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi organizimin e tregut të përbashkët në vendet e Ballkanit duke kundërshtuar zërat anti këtij projekti. Rama u ndal në disa aspekte lehtësuese që sjell krijimi i tregut të përbashkët rajonal.

“Dua të nënvizoj rëndësinë e një hapi të hedhur në këtë samit, organizimin e një tregu të përbashkët rajonal, duke hedhur poshtë kundërshtitë qesharake ndaj këtij projekti për të nënvizuar atë që është thelbësisht e vërteta e këtij projekti. Rritje e kapaciteteve të rajonit për të pasur treg më të madh të vendeve tona. Hiqen barrierat penguese jo tarifore dhe një rritje edhe në aspektin e rritjes së rajonit për t’iu bashkëngjitur tregut të përbashkët evropian”, u shpreh shefi i qeverisë.

Ai tha se ky projekt është në vijim të procesit të integrimit.

“E kotë të humbasim kohë dhe energji për gjithfarë broçkullash që lidhen me këtë projekt. Është tërësisht evropian dhe mbështet në frymën evropiane të bashkëveprimit. Nuk përbën zgjidhje alternative por një përpjekje komplementare me atë të integrimit të vendeve tona dhe të rajonit në BE dhe nuk ka broçkull më të madhe për t’u evidentuar si kulmi i marrëzisë se sa broçkulla e krijimit e rikrijimit të Jugosllavisë. Jemi duke hedhur hapa përpara në një proces tërësor”, deklaroi Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë shtoi se: “Jemi duke hedhur hapa për bashkëpunim mes vendeve të rajonit. Edhe sot e gjithë ditën gjurmët apo vazhdimësia ë këtyre bashkëpunimeve janë të prekshme për këdo që do të mësojë, pa thënë fjalën e fundit të parën, dhe pa folur broçkulla siç janë thënë në katundin tonë politik dhe mediatik. Ajo që duhet marrë në thelb nga çka është zhvilluar nga ky proces, është s’e ai ka marrë një kohë të nevojshme për të përgatitur projektet e nevojshme. Është avancuar me projektin e fizibilitetit me korridorin blu, apo të kaltër. Këtu Shqipëria ka një pjesë të konsiderueshme që do lidh jugun e Kroacisë, malin e zi dhe Shqipërinë me linjën mesdhetare. Së shpejti do të çelet gara për segmentin hekurudhor Tiranë-Durrës dhe përfshin Aeroportin e Rinasit dhe një sërë projektesh të tjera. Këto janë kohët europiane dhe gjithçka shkon sipas standardeve. Është një kohë që varion nga 3-5-7 vite, sipas madhësisë së projektit. Besoj se jemi në drejtimin e duhur, ashtu sikur besoj në fillimin e realizimit të programit të qeverisë shqiptare, që nis këtë vjeshtë me rrugën e Arbrit, deri poshtë në rrugën lidhëse Delvinë-Kardhiq. Në 4 vitet e ardhshme do kemi një transformimin të rëndësishëm. Nuk është vetëm infrastruktura rrugore, por edhe ajo shkollore. Synimi është që brenda 4-vjeçarit të përmbushim objektivin e ndërtimit të 100 shkollave të reja dhe rindërtimit të atyre që janë ekzistuese.

Mes të tjerash Rama bëri edhe një ‘marrëveshje’ me gazetarët që ata të shmangnin pyetjet lidhur me listën që publikoi në ‘Fb’, me emra të denoncuar nga qytetarët.

“Duhet të pranoni marrëveshje që të bëni pyetje dhe mos të bëni pyetje si ato kronikat e ‘listës së zezë’”, tha Rama.

Pyetjes së gazetarit për tregun e përbashkët rajonal, Rama iu përgjigj se: “Çdo vend ka budallenjtë e vet”. “Interpretimet ekstremë që janë bërë do ketë skepticizëm të arsyeshëm. Ajo që është e rëndësishme është që projekti është pranuar.

Gazetari: Simboli i Samitit të Triestes mbetën atletet tuaja. A keni përgjigje për komentet?
Rama:
 (Qesh). Jo. Atje është një botë ku njerëzit e kanë mbyllur me kohë çështjen e lirisë për veshjen dhe të drejtën themelore të shoqërisë. Nuk kam ndërmend të merrem me ata që kanë ngelur peng i ‘shfaqjeve’ të huaja dhe Saliut të vjetër.

/javanews/b.d

Next Post
Tre persona me maska dhe të armatosur i grabisin mjetin qytetarit dhe e lënë në mes të rrugës

Kërcënuan me armë nënë e bir, shpallen në kërkim dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

February 27, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Riformatimi i qeverisë si mekanizëm akumulimi pushteti

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

February 27, 2026
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Të gjithë të mërzitur nga qeveria e re, përveç SPAK

February 27, 2026
Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In