• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama thumbon PD: Të legalizonin ndonjë kishë a xhami, të lanin mëkatet për nja një javë

by Java News
27/03/2017 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Objektet e kultit në vend do të trajtohen me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo me tarifa biznesi si deri më sot.

Kjo nismë e qeverisë për të lehtësuar objektet e kultit në veprimtarinë e tyre, u njoftua nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që bëri në kishën e Shën Athanasit në Selenicë.

Kryeministri Rama u prit nga atë Spiro Bulika dhe shumë besimtarë.

“Ne do bëjmë një ulje të tarifës së energjisë për të gjitha objektet e kultit, sepse në fund të fundit janë familje besimtarësh dhe do paguajnë si familje. Kjo besoj do lehtësojë shumë nga ana financiare gjithë institucionet e kultit,” – shpjegoi kryeministri thelbin e nismës.

Mbi njëmijë objekte kulti edhe pas mbi dy dekadash rindërtimi mbeten të palegalizuara.

Kisha Shën Athanasi në Selenicë është një ndër to. Në vitin ’67-ë, ajo pësoi fatin e të gjithë objekteve të tjera të kultit në vend.

Por absurdi vazhdoi edhe pas viteve ’90-të, kur kisha u rindërtua dhe restaurua, por gjatë gjithë kësaj periudhe pa mundur të legalizohej.

Kryeministri Rama i dorëzoi atë Spiros, lejen e legalizimit të kishës.

“Erdhëm t’i japim lejen e legalizimit edhe kishës suaj. Kemi mbi 1 mijë objekte kulti që janë pa letra. Habitem se mund të kishin bërë edhe ndonjë legalizim kishe a xhamie, që të paktën të lanin shpirtin për nja një javë, se iu bë katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet. Por nuk i bënë ato,” u shpreh kryeministri.

“Sot u vu në vend një padrejtësi shumëvjeçare e regjimit të kaluar. Sot kemi fatin që ta bëjmë kishën me letra. Ju faleminderit!

Kjo kishë është ndërtuar në 1812-ën, por në 67-ën u shkatërrua pjesërisht. Ka qenë me afreske, me ikona murale, nga më të bukurat në Shqipëri dhe u shkatërrua.

Pas 90-s, me ndihmën e komunitetit vllah të Metsovës filloi restaurimi dhe u bë kjo që është,” u shpreh atë Spiro.

Si kudo, edhe në Selenicë legalizimi i shtëpive në 8 vitet e shkuara ka qenë thuajse i papërfillshëm. Tashmë, ky proces ka përfunduar plotësisht në Selenicë.

“Nga 4 legalizime që ishin bërë në 8 e më shumë vite deri në 2013-ën, ne i përfunduam dhe 435 shtëpi janë tani pronë e patundshme e banorëve.

Më në fund, gjithë gjaku, djersa, mundi i të gjithë atyre që në emigracion kanë punuar për të ndërtuar shtëpi, është bërë një kapital në shërbim të familjeve”, tha Rama.  ​/b.d

Next Post
OSBE sqaron deklaratën e Borchardt: Të mbajmë eurot e djeshme e të sotme të kanabisit jashtë zgjedhjeve

Ambasadori i OSBE: Bojkoti, papërgjegjshmëri që e kthen vendin 20 vite pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

June 24, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

CEZ-DIA, avokati i Metës kërkon papërdorshmërinë e provave: Akuza është e motivuar politikisht

June 24, 2026
Mbetet në burg vrasësi i fqinjit në Rrogozhinë: Kam qenë unë viktima, kam mbrojtur veten…

Mbetet në burg vrasësi i fqinjit në Rrogozhinë: Kam qenë unë viktima, kam mbrojtur veten…

June 24, 2026
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

Gjermania drejt pensionit në moshën 70-vjeçare, Merz mbështet reformën historike

June 24, 2026
24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

June 24, 2026
Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

June 24, 2026
Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

June 24, 2026
Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

June 24, 2026
“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

Gjyqi në themel, avokati i Kryemadhit refuzon t’i kontrollojnë çantën, mbetet jashtë seancës

June 24, 2026
“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

“Latitudes”: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In