Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim “thumbues” në Twitter ndaj kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, i cili është bërë i njohur së fundmi për publikun e gjerë nga fjalimet e tij në protestën e pedagogëve.
Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!
— Edi Rama (@ediramaal) October 19, 2022
Rama shkruan se Kovaçi është i maskuar si sindikalist dhe nuk ka asnjë shans që të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte.
“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”, shkruan Rama.
Më tej ai tha se ndërpreu marrëdhënien e punës në SHISH për të ndjekur karrierën akademike./m.j