• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama thumbon Farage: Kështu ndodh kur largohesh nga BE, flet gjepura!

by A R
16/09/2025 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, gjatë një fjalimi të mbajtur në Kolegjin e Evropës në Bruzh, shfrytëzoi rastin për të kritikuar me ironi politikanin britanik Nigel Farage.

Ai u shpreh se “kështu bën kur largohesh nga BE: flet shumë gjepura”, duke iu referuar deklaratave për të burgosurit shqiptarë.

Mes të tjerash, Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e BE-së për vendet e Ballkanit dhe rolin e saj në mbrojtjen e demokracisë dhe paqes në kontinent. Ndërsa vlerësoi Shqipërinë si një nga vendet më të mira për t’u vizituar.

“Evropa, dje Bashkimi Europian, janë dy fjalë të lidhura me një, që është paqja, dhe paqja ka qenë arsyeja e lindjes së tij. Ditët e fundit, komisionerja Marta Kos po përmend kudo barometrin e BE-së për nivelin se sa vendet e Ballkanit mbështesin BE-në dhe zgjerimin. Në fakt, për habinë e gjithkujt, mbështetja e BE-së është 92%. Megjithatë, i thashë që kështu ka qenë dhe për Perandorinë Osmane. Ne u rrimë besnikë perandorive, por dhe miqve. Ju them: sigurohuni të keni një mik shqiptar. Mund të mos keni kurrë nevojë për të, por nëse një ditë do të keni nevojë, shqiptari do të jetë i pari që do të vrapojë drejt jush. Federica e di këtë, prandaj kërkon pasaportë shqiptare.

Këta njerëz më së fundi po përhapin fjalën se vendi ynë është një vend i zymtë, pa diell, kriminal, ku shansi më i mirë është të të vjedhin dhe më i keqi është të të përdhunojnë. Shqipëria nuk është asgjë nga këto. Ata që vijnë nga mbarë Europa e kuptojnë realisht se Shqipëria është vendi me vjedhjen më të ulët të shtëpive në Europë. Anglia thotë ‘po’, sepse shqiptarët kanë ardhur tek ne. Kështu bën kur largohesh nga BE: flet shumë gjepura. Merr pak kamomil para se ta dëgjosh, që mos të zërë depresioni. Nëse nuk jeni një prej atyre që keni ardhur, atëherë ejani. Është një vend që ia vlen ta vizitosh. Një vend ku ende s’kam takuar ndonjë që ka ardhur dhe nuk ka dashur të kthehet. Një prej tyre ishte dhe ambasadori danez, që bëri kërkesë të vinte në Shqipëri përmes BE-së, ndërsa ishte emëruar në Pekin. Dhe më erdhi mjaft habi që donte të vinte në Shqipëri dhe të linte Kinën. I shkrova: Nëse ke qenë ndonjëherë në Shqipëri, atëherë edhe Kina të duket shaka.”, tha Rama.

Next Post
Gazetari i nxjerr shkrimin kur shante Berishën, reagon Gjekmarkaj: Isha i emocionuar!

Gazetari i nxjerr shkrimin kur shante Berishën, reagon Gjekmarkaj: Isha i emocionuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In